Glomerulonefriti membranoz (GM) është një sëmundje glomerulare autoimmune, ku sistemi mbrojtës i trupit kthehet kundër jush dhe dëmton kur duhet t’ju mbrojë. GM është një nga shkaqet më të zakonshme të sindromit nefrotik dhe sëmundja më e shpeshtë në sëmundjet glomerulare. Kur sistemi imunitar sulmon glomerulet, ndodh dëmtim i filtrit të veshkave dhe si pasojë eleminim i tepërt i proteinave nëpërmjet urinës.

Çfarë e shkakton Glomerulonefritin Membranoz (GM)?

Shkaku më i shpeshtë i GM ndodh nga një antitrup ndaj një proteine në podocit të quajtur receptori i fosfolipazës A2 (PLA2R). Në shumicën e pacientëve me GM, sistemi imunitar (mbrojtës) i trupit prodhon një antitrup (një proteinë që normalisht ndihmon në luftimin e infeksione) e cila në vend që të synojnë një infeksion, sulmon podocitet. Dëmtimi i podociteteve bëjnë që të dëmtohet bariera e filtrit dhe të eleminohen proteina nëpërmjet urinës. Ky quhet Glomerulonefriti Membranoz primar. Më rrallë, GM mund të jetë për shkak të shkaqeve të tjera (MN dytësore), të tilla si:

  • Çrregullime autoimune (lupusi)
  • Kanceri
  • Ilaçe të caktuara.
  • Virusi i hepatitit B.
  • Sëmundjet parazitare si malaria.

Cilat janë simptomat e Glomerulonefritit Membranoz (GM)?

Simptomat kryesore të GM janë nga humbja e proteinave në urinë për shkak të qelizave të dëmtuara të podociteve. Simptomat e GM perbejne sindromin nefrotik. Shenjat e sindromit nefrotik përfshijnë:

  • Edema (ënjtje në këmbë dhe në zonën e syve).
  • Kolesterol i larte.
  • Nivele më të ulëta se mesatarja e proteinave në gjak.
  • Proteinuria (urina me pamje shkumëzuese e shkaktuar nga nivelet e larta të proteinave).
  • Shtim në peshë: njerëzit zakonisht shtojnë peshë uji për shkak të ënjtjes.
  • Lodhje.
  • Rritja e presionit të gjakut, veçanërisht nëse ndodh dëmtim i veshkave.

Disa njerëz me GM nuk vërejnë asnjë simptomë. Tek këta individë, mjekët mund të gjejnë shenja të GM gjatë realizimit të një check-up ose kur testohen për një problematik tjetër.

Cilat teste bëhen për të diagnostikuar Glomerulonefritin Membranoz (GM)?

Testi i urinës: Një test i urinës do të ndihmojë në gjetjen e proteinave dhe eritrociteve në urinë.

Testi i gjakut: Një test gjaku do të ndihmojë në gjetjen e niveleve të proteinave, kolesterolit dhe toksinave uremike.

Shkalla e filtrimit glomerular (GFR): Një test gjaku dhe urine së bashku bëhen për të përcaktuar  funksionin e  veshkave.

Biopsia e veshkave: Në këtë test merret shëmbull i veshkës me një gjilpërë të veçantë dhe shikohet nën mikroskop.

Si trajtohet Glomerulonefriti Membranoz (GM)?

  • Trajtimi standard i linjës së parë (i përshkruar fillimisht) për GM është prednizoni, një kortikosteroid , dhe ciklofosfamidi, të cilat synojnë uljen e proteinurisë.
  • Rekomandohet kujdesi mbështetës me përdorimin e diuretikëve për të ulur edemën dhe frenuesit ACE për të ulur sasinë e proteinurinë.
  • Studimet e fundit sugjerojnë se qelizat B mund të luajnë një rol kyç në patogjenezën e MN. Ilaçet që shkaktojnë një dobësimin e qelizave B, si Rituximab, mund të jenë të dobishëm në trajtimin rrënjësor dhe për rrjedhojë në parandalimin e përparimit të sëmundjes.
  • Qëllimi afatshkurtër i trajtimit është ndalimi i plotë i eleminimit të proteinave (i njohur si remision) ose zvogëlimi i sasisë së proteinave të humbura në urinë sa më shumë që të jetë e mundur. Sa më pak proteina të humbasë në urinë, aq më mirë do të jetë pacienti. Qëllimet afatgjata të trajtimit përfshijnë parandalimin e rikthimit të proteinave në urinë dhe parandalimin e përkeqësimit të funksionit të veshkave.

Mjeku specialist, Nefrologu, mund të rekomandojë gjithashtu:

  • Antikoagulantë për të parandaluar trombozat
  • Statina për të ulur nivelin e kolesterolit
  • Ushtrime fizike, fiskulturë
  • Mospirja e duhanit
  • Marrja e vitaminave
  • Frenuesit e SGLT-2

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer pankreasi Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Letrozole Lifestyle Limfoma Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke sheqer Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin