Albuminna ne urine - Sindromi nefrotik

Sindromi nefrotik nuk është një sëmundje, është një grup simptomash që mund të shfaqen nëse veshkat nuk funksionojnë siç duhet. Albumina ne urine është një shenjat e tij.

Enët e vogla të gjakut në veshka funksionojnë si një filtër, duke pastruar toksinat uremike dhe lëngjet e tepërta nga trupi ynë. Këto toksina dhe lëngje përfundojnë në fshikëzën tuaj dhe eleminohen nga trupi nëpërmjet urinës. Këto enë janë pjesë e asaj që quhet “glomeruli”, pjesa filtruese e veshkës. Kur ato dëmtohen, shumë proteina fillojnë të eleminohen përmes filtrave në urinën tuaj, ajo që quhet albumina në urinë. Si pasojë e eleminimit të këtyre proteinave, shfaqet Sindromi Nefrotik. Sindromi nefrotik mund të prekë të rriturit dhe fëmijët dhe në shumıcën e rasteve është e trajtueshme.

Cilët janë shkaktarët e sindromit nefrotik?

Sindromi nefrotik rezulton nga dëmtimi i glomerulave të veshkave. Glomeruli, njësia funksionale e veshkës, bën që proteinat e rendësishme të mos eleminohen nga trupi. Kur ato dëmtohen, proteina eleminohen nëpërmjet urinës. Veshkat e shëndetshme lejojnë që më pak se 0,3 gram/ditë proteinë të sekretohet nëpërmjet urinës. Në sindromin nefrotik, glomeruli lejon që 3 gram ose më shumë proteina të eleminohen nëpërmjet urinës gjatë një periudhe 24-orëshe.

Sindromi nefrotik mund të ndodhë për shkak të diabetit mellitus, sëmundjeve autoimune (nefropatia membranoze, GSFS, nefriti lupik, minimal change, nefropatia IgA etj.), infeksioneve virale etj. Shkaku i sindromës nefrotike nuk është gjithmonë i përcaktuar.

Cilat janë siptomat që duhet të kemi kujdes kur vuajmë nga sindromi nefrotik?

Simptomat më të zakonshme që shfaqen në sindromin nefrotik janë kryesisht:

  • Hipertensioni
  • Enjte të gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme
  • Shtim në peshë për shkak të akumulimit të lëngjeve të tepërta në trup
  • Trombozë
  • Shenjat e infeksionit të tilla si ethe, leukocitozë
  • Urina që duket e shkumëzuar nga humbja e proteinave

Si mund të dignostikohet sindromi nefrotik?

Diagnostikimi i sindromit nefrotik realizohet nëpërmjet anamnezës mjekësore dhe ekzaminimeve laboratorike si:

  • Gjak komplet
  • Bilanc biokimik
  • Urinë 24-h
  • Teste imunologjike
  • Biopsi e veshkave

Si mund të trajtohet sindromi nefrotik?

Plani i mjekimit varet nga shkaku i sindromit nefrotik. Ulja e kolesterolit dhe presionit të gjakut, si dhe reduktimi i edemës mund të jenë qëllimet kryesore.

Ilaçet që mund të merrni përfshijnë:

  • Medikamente për hipertensionin si ACE inhibitorë dhe ARB.
  • Diuretikët , shkarkues, për të reduktuar ënjtjen
  • Medikamente për uljen e kolesterolit
  • Hollues gjaku, ose antikoagulantë,
  • Imunosupresiv

Duhet të ulni sasinë e kripën për të minimizuar ënjtjen dhe dëmtimin e veshkave. Gjithashtu sugjerohet të konsumoni një dietë të varfër në yndyrna të ngopura dhe kolesterol.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin