Edemat periferike ose ënjtja e këmbëve dhe/ose duarve.

Edemat periferike jane ënjtje e këmbëve ose duarve . Shkaku mund të jetë i thjeshtë, si për shembull të rrish ulur për shumë kohë në aeroplan ose të qëndrosh shumë gjatë në këmbë, por mund të shkaktohet edhe nga semundje më serioze.

 Është e zakonshme në të moshuarit dhe gratë shtatzëna, por mund të ndodhë te çdo kush e në çdo moshë.

Edema ndodh kur diçka prish ekuilibrin e zakonshëm të lëngjeve në qelizat tuaja. Si pasojë, në indet tuaja grumbullohet një sasi jonormale lëngjesh (ne hapësiren intersticiale). Graviteti e tërheq lëngun poshtë në këmbë.

Çfarë i shkakton edemat periferike?

Edema periferike ka një shumëllojshmëri të gjerë shkaqesh. Shkaqet e përkohshme të edemës mund të jenë:

  • Dëmtime traumatike
  • Qendrimi ulur ose në këmbë shumë gjatë
  • Shtatzënia
  • Ndryshime hormonale
  • Marrja e tepërt e kripës

Edema periferike mund të jetë një efekt anësor i shumë ilaçeve. Barnat që mund të shkaktojnë edemë periferike përfshijnë:

  • Ilaçe për tensionin e lartë të gjakut
  • Kortikosteroide
  • Barnat anti-inflamatore josteroide (NSAIDs)
  • Hormonet, si estrogjeni dhe testosteroni
  • Opioidet
  • Bllokuesit e kanaleve të kalciumit
  • Ilaçe për diabetin
  • Antikonvulsiante
  • Antidepresantë
  • Inhibitorë të pompës së protonit, PPI
  • Voriconazole (Vfend), një antifungal

Cilat sëmundje lidhen me edemën

Në shumë raste edemat periferike mund të jenë simptomë e disa sëmundjeve. Ndër to përfshihen:

  • Insuficienca venoze
  • Trombozat (Mpiksjet gjaku)
  • Semundja renale kronike
  • Infarkti i zemrës
  • Perikarditi
  • Preeclampsia
  • Cirrhoza hepatike
  • Hipertension pulmonar
  • Limfedema
  • Lipedema
  • Inflamacioni si pasojë e artritit, bursitit, guta ose cysti i Bakerit mund të shkaktojnë ënjtje të këmbëve.
  • Celuliti
  • Kequshqyerja
  • Kanceri dhe trajtimet kundër kancerit
  • Apnea e gjumit
  • Sindroma Cushing
  • Sëmundja Graves
  • Sarkomi Kaposi
  • Obeziteti
  • Alergjite

Si trajtohen edemat periferike?

Trajtimi për edemën periferike varet nga shkaktari i saj. Nëse është e pranishme një sëmundje e brendshme, trajtimi i edemës bëhet duke trajtuar sëmundjen bazë.

Për edema të shkaktuara nga stili i jetesës ose shkaqe të përkohshme, ekzistojnë disa mënyra për t`i lehtësuar ato:

  • Ngriji këmbët (ose krahët) mbi nivelin e zemrës disa herë në ditë.
  • Fli me jastëk nën këmbë natën.
  • Fizkulturë.
  • Nëse të duhet të ulesh ose të qëndrosh shumë në këmbë, merr pushim për të lëvizur.
  • Vishni çorape kompresive në këmbët e enjtura, por të rekomanduara nga mjeku.
  • Pakëso sasinë e kripës.
  • Masazhojeni zonën e prekur për ta shtyrë butësisht lëngun në drejtim të zemrës.
  • Merr gështenjë kali. Një suplement i ekstraktit të farës së gështenjës së kalit që merret dy herë në ditë mund të ndihmojë qarkullimin e këmbëve.
  • Të biesh në peshë nëse je mbipeshë.
  • Merrni një diuretik (shkarkues) nëse mjeku juaj e rekomandon atë.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin