Belzutifan + Pembrolizumab

FDA miratoi belzutifan (Welireg) në kombinim me pembrolizumab (Keytruda) si terapi adjuvante për pacientët me karcinomë renale me qeliza të qarta (ccRCC) me risk të lartë ose të mesëm-lartë të rekurrencës pas nefrektomisë. Ky është miratimi i parë i belzutifanit në skenarin adjuvant dhe shënon një hap thelbësor në menaxhimin perioperativ të ccRCC.

Konteksti klinik

Karcinoma renale me qeliza të qarta (ccRCC) është nëntipit më i shpeshtë i kancerit renal, duke përbërë rreth 75-80% të rasteve. Pavarësisht nefrektomisë kurative, rreziku i rikthimit mbetet i lartë, veçanërisht për pacientët e kalsifikuar me risk të lartë.

Deri vonë, skenari adjuvant i ccRCC ka pasur opsione të kufizuara. Sunitinibi adjuvant (ASSURE, S-TRAC) dhe sorafenibi nuk kanë dhanë rezultate të qëndrueshme. Pembrolizumabi adjuvant (KEYNOTE-564) ka treguar disa benefite, por shtimi i belzutifanit: një inhibitor i HIF-2α, ofron tani një kombinim me mekanizma plotësuese.

Mekanizmi i veprimit: HIF-2α dhe PD-1 — dy shtigje targetimi

Belzutifan është inhibitor selektiv i HIF-2α (Hypoxia-Inducible Factor-2α), një faktor transkriptimi i aktivizuar nga mutacionet e VHL (të pranishme në >80% të ccRCC). Bllokimi i HIF-2α ndërhyn në shprehjen e VEGF, PDGF dhe EPO si mediatorë kyç të angjogjenezës dhe proliferimit tumoral.

Pembrolizumabi bllokon boshtin PD-1/PD-L1, duke riaktivizuar përgjigjen imune anti-tumorale. Kombinimi i të dy barnave synon në mënyrë sinergjiike si mikromjedisin imunitar ashtu edhe në nxitjen e hipoksisë tumorale.

Studimi klinik: LITESPARK-022

Miratimi i FDA u bazua në rezultatet e LITESPARK-022 (NCT05239728), një studim i fazës III, dyfish i verbër, i randomizuar, multicentrik.

  • Populata e përfshirë në studim: 1,841 pacientë pas nefrektomisë për ccRCC, me risk të mesëm-lartë ose të lartë për rekurrencë të sëmundjes, ose me metastaza të rezekuara
  • Randomizim 1:1: belzutifan + pembrolizumab vs. placebo + pembrolizumab
  • Kohëzgjatja: deri 54 javë belzutifan dhe deri 12 muaj pembrolizumab, ose deri në rikthim/toksicitet i papranueshëm
  • Endpoint primar: Mbijetesa pa sëmundje (DFS) — koha deri në rekurrencëRezultatet kryesore të efikasitetit

Rezultatet e studmit treguan reduktim të rrezikut për rekurrencë me 28% (HR 0.72 (95% CI: 0.59–0.87)   |   p = 0.0003). Është e rëndësishme të theksohet se të dhënat e mbijetesës së përgjithshme (OS) nuk janë ende të maturuara, dhe ndjekja afatgjatë do të jetë vendimtare për të konfirmuar benefitin klinik final për rezultatin e trajtimit.

Efektet anësore

Efektet anësore të çdo grade ndodhën në 52.1% të krahut me belzutifan vs. 30.2% të krahut placebo + pembrolizumab. Efektet anësore grada ≥3 më të shpeshtat (specifike):

  • Hipoksia: 4.6% vs. 0%. Belzutifan mund të shkaktojë ulje të saturimit të oksigjenit. Monitoroni SpO2 dhe kujdes te pacientët me sëmundje pulmonare bazë.
  • Anemia: 12.1% vs. 0.4%. Mekanizëm direkt nga HIF-2α (redukton EPO endogjene). Monitorim i hemoglobinës para çdo cikli; mund të jetë e nevojshme transfuzioni ose reduktimi i dozës.
  • ALT e rritur: 6.4% vs. 2.0%
  • Belzutifan është teratogjen; kontraindikuar gjatë shtatzënisë.

Perspektiva klinike: Çfarë ndryshon në praktikë?

Belzutifani ishte tashmë i miratuar nga FDA (gusht 2023) për trajtimin e sëmundjes metastatike ose lokalisht të avancuara të ccRCC, si monoterapi dhe në kombinim me pembrolizumab + lenvatinib (LITESPARK-005, LITESPARK-008). Tani, miratimi adjuvant e zgjeron gamën e zbatimit të tij klinik.

Është e rëndësishme të theksohet se pembrolizumabi monoterapi adjuvante (KEYNOTE-564) mbetet standard i kujdesit aktual të trajtimit.

Pyetja klinike e hapur mbetet: a është kombinimi i nevojshëm për të gjithë pacientët eligibël, apo një nëngrup specifik (p.sh., M1 NED) do të ketë benefitin më të madh? Studimet në vazhdim do të tregojnë përgjigjen.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Gusht 2026

FDA aprovon Daraxonrasib për trajtimin e linjës së dytë në kancerin metastatik të pankreasit.

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke sheqer target terapia Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin