Si të ndalojmë dhe të parandalojmë osteoporozën? Osteoporoza rrallë ka simptoma. Në fakt, disa njerëz mund të mos vërejnë ndonjë ndryshim derisa një rënie e vogël shkakton thyerjen e një kocke. Prandaj merr rol të rëndësishëm trajtimi po sidomos parandalimi i proçesit.

Metoda më e mirë diagnostike për osteoporozën është densitometria kockore. Është një procedurë e shkurtër dhe pa dhimbje që zgjat 10 deri në 20 minuta, në varësi të pjesës së trupit që skanohet.

Dendësia juaj e kockave krahasohet me atë të një të rrituri të ri të shëndetshëm.

Diferenca llogaritet si një devijim standard (SD) dhe quhet pikë T. Rezultatet mund të jenë si më poshtë:

  • mbi -1 SD është normale
  • ndërmjet -1 dhe -2,5 SD tregon humbje kockore dhe përkufizohet si osteopeni
  • nën -2.5 përkufizohet si osteoporozë
Pikëzimi i Densitometrisë (T-score)

Si të ndalojmë osteoporozën?

Trajtimi i osteoporozës nënkupton ngadalësimin ose ndalimin e humbjes së kockave për të parandaluar thyerjet.

Të njëjtat zgjedhje jetese të shëndetshme që ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës mund të përdoren për ta trajtuar atë. Këto përfshijnë ushtrime të rregullta dhe një dietë të shëndetshme. Megjithatë, ndryshimet në stilin e jetës mund të mos jenë të mjaftueshme.

Medikamentet që ngadalësojnë humbjen e kockave përfshijnë bisfosfonate, kalcitonin, bllokues RANKL, estrogjen dhe barna që ndryshojnë mënyrën se si estrogjeni vepron në trup.

Medikamentet që ndihmojnë në rindërtimin e kockave përfshijnë edhe një version sintetik të hormonit paratiroid dhe ilaçe që pengojnë një proteinë të quajtur sklerostin.

Përveç menaxhimit të osteoporozës tuaj, është e rëndësishme të shmangen aktivitetet që mund të shkaktojnë një frakturë. Aktivitete të tilla përfshijnë lëvizje si spostime të shpejta të shtyllës kurrizore.

Disa këshilla për kocka të forta:

  • Ushqime që mbështesin shëndetin e kockave = Të merret mjaft kalçium, vitaminë D dhe proteina çdo ditë. Qumësht me pak yndyrë, perime jeshile, peshku, qumështi dhe drithërat janë burime të mira të kalciumit. Nëse niveli i vitaminës D është i ulët, mund të merret në formën e një suplementi.
  • Aktivitet fizik sipas moshës dhe situatës.  Ushtrime si ecja , vrapimi, ngjitja e shkallëve, tenisi dhe kërcimi.
  • Ndëprerja e duhanit.
  • Kufizimi i konsumimit të alkoolit.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer pankreasi Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Letrozole Lifestyle Limfoma Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke sheqer Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin