Osteoporoza, e quajtur ndryshe kocka e brishtë, është një gjendje shëndetësore që dobëson kockat, duke i bërë me më shumë gjasa për t’u thyer. Ajo zhvillohet ngadalë gjatë disa viteve dhe shpesh diagnostikohet vetëm kur një rënie ose goditje e papritur shkakton thyerjen e një kocke (frakturë).
Lëndimet më të zakonshme tek njerëzit me osteoporozë janë: kyçi i thyer, ije e thyer (frakturë e kofshës), kockat e thyera të shtyllës kurrizore (rruaza).
Megjithatë, thyerjet mund të ndodhin edhe në kocka të tjera, si në krah ose legen. Ndonjëherë një kollë ose teshtitje mund të shkaktojë një brinjë të thyer. Osteoporoza zakonisht nuk është e dhimbshme derisa ndodh fraktura, por kockat e thyera në shtyllën kurrizore janë një shkak i zakonshëm i dhimbjes afatgjatë.
Kockat përbëhen nga ind. Normalisht, kocka formohet dhe shkatërrohet vetë gjatë gjithë jetës. Osteoporoza zhvillohet kur kocka më shumë shpërbëhet sesa zëvendësohet dhe formohet.
Pjesa e brendshme e kockës duket duket si hoje blete. Në osteoporozë, kocka, hojet zgjerohen dhe muret hollohen. Kjo e bën kockën më të dobët.
Humbja e kockave para osteoporozës (osteopenia)
Faza para osteoporozës quhet osteopeni. Kjo është kur një skanim i densitetit të kockave tregon se keni densitet kockor më të ulët se mesatarja për moshën tuaj, por jo aq të ulët sa të klasifikohet si osteoporozë. Osteopenia jo gjithmonë çon në osteoporozë. Kjo varet nga shumë faktorë sidomos me stilin e jetesës.
Shkaqet e osteoporozës
Humbja e kockave është një pjesë normale e plakjes, por disa njerëz humbasin kockë shumë më shpejt se normalja. Femrat humbasin kockat me shpejtësi në vitet e para pas menopauzës. Femrat janë më të rrezikuara nga osteoporoza sesa meshkujt, veçanërisht nëse menopauza fillon herët (para moshës 45 vjeç).
Faktorë të tjerë që mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të osteoporozës janë:
- marrja e steroideve me doza të larta për më shumë se 3 muaj
- inflamacioni, probleme hormonale, malnutricioni
- histori familjare pozitive për osteoporozë
- përdorimi afatgjatë i disa ilaçeve që mund të ndikojnë në fuqinë e kockave ose nivelet e hormoneve, si anti-estrogjenë që përdoren kundër kancerit të gjirit
- aktivitet fizik i pakët, duhanpirja, abuzimi me alkool etj.
- BREAKWATER: terapia e targetuar hyn në linjën e parë të kancerit kolorektal metastatik me mutacion BRAF V600E

- Një vaksinë për çdo pacient – A do të jetë kjo e ardhmja e trajtimit të kancerit?

- Imunoterapia e kombinuar fiton terren në kancerin kolorektal metastatik MSI-H/dMMR

- Mbi çfarë provash po miratohen sot barnat kundër kancerit nga FDA?

- Liposarkoma e dediferencuar: Abemaciclib si nje opsion i ri i trajtimit

- Belzutifan + Pembrolizumab: FDA miraton trajtimin adjuvant për kancerin renal me qeliza të qarta








Lini një Përgjigje