Imazheria e saktë është një ndër hallkat më të rëndësishme në trajtimin e kancerit të prostatës. Me anë të imazheve kuptojmë më shumë mbi lokalizimin e tumorit, stadifikimin dhe jemi në gjendje të detektojmë rekurrencën e sëmundjes.
PSMA PET-CT është cilësuar si një nga zbulimet kryesore në mjekësi në vitet e fundit, duke ofruar mundësinë e detektimit të rekurrencave të kancerit të prostatës më herët, e duke mundësuar në këtë mënyrë trajtimin e hershëm të tyre. PSMA PET-CT është një mënyrë jo invasive për të detektuar një biomarker fenotipik te kancerit të prostatës.
Çfarë është një PSMA PET-CT?
Testet imayherike konvencionale të përdorura rutinë në kancerin e prostatës, siç janë CT, MRI dhe shintigrafia kockore, kanë mangësitë e tyre në diagnostikim. Krahasuar me opsionet konvencionale, PSMA PET-CT ka sensitivitet më të lartë ne identifikimin e metastazave, duke mundësuar trajtimin e tyre të hershëm.
Në ekzaminimin PET, radiogjurmuesi bën të mundur vizualizimin e indit tumoral me sensitivitet dhe specificitet të lartë. Në rastin e PSMA PET-CT, radiogjurmuesi është me PSMA – antigjeni membranor prostatë-specifik, e cila është një proteinë sipërfaqësore që shprehet në më shumë se 80% të burrave me kancer prostate. Është parë se radiogjurmuesit me PSMA mund të identifikojnë më herët limfonodujt e vegjël ose metastazat në distancë, çka në disa raste ndryshon plotësisht qasjen e trajtimit në kancerin e prostatës.
Llojet e radiogjurmuesve i gjeni në tabelën më poshtë:
| Radiogjurmuesi | Targeti fiziologjik | Karateristika |
|---|---|---|
| F-FDG | Metabolizmi i glukozës | – Gjerësisht i përdorur – Indikator i rëndësishëm prognostik në kancerin e avancuar të prostatës – Sensitivitet i ulët për shkak të metabolizmit të ulët të glukozës nga kanceri i prostatës |
| C-choline | Sintezë membranore qelizore | – Sensitivitet më i lartë se FDG PET-CT – Sensitiviteti dhe specificiteti ndryshon në rekurrencë biokimike – veçanërisht në nivel të ulët të PSA |
| F-choline | Sintezë membranore qelizore | – Performancë e lartë diagnostikuese për stadifikim – Gjysmë-jetë e gjatë – 109.8 min, nuk ka nevojë për cyclotron |
| F-fluciclovine | Transporti i aminoacideve | – I dobishëm në ristadifikim, veçanërisht në nivel të lartë të PSA – Superiore ndaj kolinës – Sensitiviteti dhe specificiteti mund të ndryshojnë në varësi të lokalizimit të metastazave |
| PSMA | Targeton PSMA | – Sensitivitet dhe specificitet i lartë edhe në nivel të ulët të PSA. – Aprovuar në Dhjetor 2020 |
Ku mund të kryhet ky ekzaminim?
Implementimi i këtij ekzaminimi ka ndodhur vetëm në vitet e fundit, kur në vitin 2020, kjo teknologji u aprovua nga FDA në bazë të një studimi klinik të fazës III, i cili demonstroi se ky ekzaminim ishte më i saktë në diagnostikimin e kancerit të prostatës se modalitetet standarde imazherike.
Duke qenë se është një teknologji shumë e re, edhe qendrat spitalore të cilat kanë filluar aplikimin e këtij ekzaminimi në pacientë janë të pakta. Deri tani, në Shqipëri ky ekzaminim nuk është i mundur të kryhet as në spitalet publike dhe as në ato private.
- BREAKWATER: terapia e targetuar hyn në linjën e parë të kancerit kolorektal metastatik me mutacion BRAF V600E

- Një vaksinë për çdo pacient – A do të jetë kjo e ardhmja e trajtimit të kancerit?

- Imunoterapia e kombinuar fiton terren në kancerin kolorektal metastatik MSI-H/dMMR

- Mbi çfarë provash po miratohen sot barnat kundër kancerit nga FDA?

- Liposarkoma e dediferencuar: Abemaciclib si nje opsion i ri i trajtimit

- Daraxonrasib: Terapia e re për kancerin e pankreasit








Lini një Përgjigje