Kanceri - mitet dhe faket

Kanceri është një sëmundje që ngjallë ende shumë frikë, për këtë arsye shpesh kemi tendencën të besojmë teori të ndryshme mbi shkakun e zhvillimit të tij, por që shpesh janë thjesht teori, të pavërtetuara me studime serioze.

Më poshtë do të gjeni disa nga mitet më të shpeshta mbi kancerin dhe faktet e lidhura me të.

Nuk diagnostikohesh me kancer nëse nuk ke dikë në familje me kancer.

Gjysma e burrave dhe cereku e grave në botë do të diagnostikohen me kancer përgjatë jetës së tyre. Vetëm 5-10% e këtyre rasteve janë të lidhura me mutacione gjenetike të trashëguara. Edhe pse historia familjare luan një rol, kanceri nuk shkaktohet vetëm për shkak të saj.

Mishi i përpunuar (sallam, salsice, proshuta etj.) shkakton kancer.

Personat të cilët hanë shumë mish të përpunuar kanë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer të zorrës së trashë. Lidhja mes tyre nuk është shumë e qartë por me shumë mundësi ka të bëjë me përmbatjen e nitriteve – kimikate të cilat i shtohen ushqimeve për të larguar bakteret dhe ruajtur ngjyrën.

Nga ana tjetër të dhënat për mishin e kuq janë kontroverse. Por, ngrënia e mishit të kuq në sasi të moderuar konsiderohet e sigurt. Për burim më të sigurt proteinash mund të hani mish pule, peshk ose fasule.

Alkooli rrit riskun për zhvillim të kancerit.

Alkooli rrit riskun përzhvillim të kancerit të gojës, mëlcisë, zorrës, gjirit etj. Nuk ka rëndësi nëse porosisni birrë, verë, vodka ose liker, rëndësi ka sa porosisni. Sa më shumë pini, aq më i lartë risku për kancer. Nëse alkooli është tashmë pjesë e jetës tuaj, mos pini më shumë se 2 pije për burrat dhe 1 pije për gratë.

Ëmbëlsuesit artificialë shkaktojnë kancer.

Nuk ka studime që të mbështesinë se aspartame, sakarina ose sukraloza të shkaktojnë kancer në njerëz. Edhe zëvendësuesit e rinj të sheqerit si sorbitoli, stevia dhe agave duken të sigurt.

Anti-djersa shkakton kancer gjiri.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit nuk ka lidhje ndërmjet përdorimit të anti-djersës dhe kancerit të gjirit, as në rastin e anti-perspirantëve dhe as në rastin e deodorantëve. Ndaj, shijojeni verën pa djersë.

Për shumicën e llojeve të kancerit, biopsia shkakton përhapje të sëmundjes.

Biopsia është një ekzaminim shumë i rëndësishëm për përcaktimin e llojit të tumorit dhe mbi të gjitha përcaktimin e trajtimit. Gjatë kësaj procedure merret një mostër e vogël nga masa tumorale dhe shihet nën mikroskop. Në shumicën e llojeve të kancerit, kjo është një procedurë plotësisht e sigurt dhe e domosdoshme.

Aktiviteti fizik redukton riskun për kancer.

Ashtu si ushqyerja e shëndetshme edhe aktiviteti fizik redukton riskun për kancer, vecanërsisht për kancer gjiri dhe kancer të zorrës së trashë dhe kancer ovari. Megjithatë, edhe nëse jeni aktiv, duhet të kryeni ekzaminimet rutinë të rekomanduara nga mjeku.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin