Kanceri i kolonit

Kanceri i kolonit, një sëmundje karakteristike e moshave mbi 50 – 60 vjeç, çdo vit e më shumë po shihet edhe në moshat më të reja.

Në vitin 2012, pak ditë pas lindjes së fëmijës së saj të tretë, Katie Rich filloi të kishte dhimbje të forta nën brinjën e djathtë. Kur i tregoi për dhimbjen e saj mjekut në kontrollin pas lindjes, mjeku mendoi se dhimbja mund të ishte lidhur me kolecistën.

Në fakt, një eko abdominale evidentoi një njollë sa një monedhë në mëlçi.

“Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar” i tha mjeku, “Ti je 33 vjeçe, je shumë e re.”

Në fakt Katie, edhe pse tepër e ngarkuar me të porsalindurin vazhdoi me ekzaminimet deri në kryerjen e biopsisë. Biopsia rezultoi kancer i zorrës, stadi i IV (metastaza në mëlçi).

Diagnoza nuk bënte fare sens për të. Askush në familje nuk kishte pasur kancer të zorrës. Ajo ishte një atlete që vraponte dhe luante volejboll. Madje, kishte bërë aktivitet fizik edhe gjatë shtatzënive. Përpiqej të hante gjithmonë shëndetshëm dhe mbi të gjitha, ishte vetëm 33 vjeçe. Kanceri i kolonit as nuk i kishte shkuar ndonjëherë në mendje.

Fatkeqësisht, histori si të Katie-t janë çdo e ditë e më të shpeshta. Rastet me kancer kolorektal në moshat e reja janë çdo vit në rritje.

Si kanë ndryshuar rastet me kancer kolorektal në vitet e fundit?

  • Në vitin 2010, vetëm 5% të rasteve të reja me kancer të kolonit (kancer i zorrës së trashë) ishin nën moshën 50 vjeç. Në vitin 2020 kjo shifër shkoi në 11%.

Arsyet e shtimit të rasteve në moshat e reja mbeten ende të panjohura. Po hulumtohet në drejtime të ndryshme, që nga stili i jetesës, ndryshimet në mikrobiomë, infeksioni HPV (për kancerin anal), përdorimi i antibiotikëve etj.

Por, ajo çka mund të bëjmë deri tani, është të përpiqemi të diagnostikojmë në kohë, kur shanset për kurim janë shumë të larta. Nuk duhet të neglizhojmë shenjat që trupi na jep dhe të kryejmë testet depistuese. Kolonoskopia, ekzaminimi i cili diagnostikon në kohë kancerin e zorrës së trashë rekomandohet të bëhet nga mosha 45 vjeç.

Kanceri i kolonit

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin