Kanceri kolorektal, kanceri i kolonit ose kanceri i zorrës së trashë janë terma që tregojnë praninë e një tumori malinj në zorrën e trashë ose rektum. Në përgjithësi, këto tumore e kanë fillesën nga formacione beninje të quajtura polipe adenomatoze. Me kohën, disa prej këtyre polipeve mund të transformohen ne lezione malinje. Polipet mund të jenë të vogla dhe mos të shkaktojnë simptoma, për këtë arsye mjeket rekomandojnë teste depistuese për të identifikuar polipet dhe parandaluar kancerin e zorrës së trashë, siç është kolonoskopia.
Cilat janë shenjat dhe simptomat e kancerit të zorrës së trashë?
Simptomat më të shpeshta të cilat duhet të na bëjnë të drejtohemi te mjeku, janë si më poshtë:
- Gjakderdhje gjatë jashtëqitjes ose prezenca e gjakut në feçe ( jashtëqitje me gjak ).
- Diskomfort abdominal i vazhdueshëm si dhimbje dhe fryrje barku, të cilat shpesh ngatërrohen me kolitin.
- Ndjesia e vazhdueshme e mos zbrazjes së zorrës.
- Diarre ose konstipcion që zgjat.
- Humbje peshe e pashpjegueshme.
Nëse vini re ndonjë prej simptomave të përmendura më sipër, mos nguroni të kontaktoni dhe të konsultoheni me një mjek. Është mirë që konsulta mos të shtyhet në kohe, pasi dhe nëse konfirmohet një kancer i kolonit, trjatimi në faza të hershme është me efektiv se ai në faza të vona të sëmundjes.
Shumë njerëz me kancer të zorrës së trashë nuk përjetojnë simptoma në fazat e hershme të sëmundjes. Simptomat varen nga madhësia e tumorit dhe lokalizimi i tij në zorrën e trashë.
Kur duhet të konsultohemi me një mjek?
Fatmirësisht, kanceri i kolonit është një ndër llojet e kancerit për të cilin ka ekzaminime që mund ta diagnostikojnë atë në fazat e hershme të sëmundjes, kur shanset për kurim janë shumë të larta. Për këtë arsye, rekomandohet të fillojnë nga mosha 45 vjeç me kolonoskopinë si ekzaminim depistues për kancerin e zorrës së trashë.
Çfarë e rrit riskun për kancer koloni?
Disa mutacione gjenetike të trashëguara rrisin riskun për zhvillim të kancerit te kolonit. Ndër më të shpeshtat mund të përmenden:
- Sindromi Lynch – quhet ndryshe kanceri i kolonit i trashëguar jo polipoz. Personat që mbartin këtë sindromë kanë risk të lartë për të zhvilluar kancer të kolonit para moshës 50 vjeç.
- Polipoza adenomatoze familjare (FAP) – është nje sëmundje e rrallë e cila karakterizohet nga shfaqja e një numri shumë të madh polipesh në kolon dhe rekt. Personat që vuajnë nga kjo sëmundje kanë probabilitet të madh për kancer koloni dhe rekti para moshës 40 vjeç.
Keto sëmundje mund të zbulohen me anë të analizave gjenetike. Nëse jeni të shqetësuar për riskun tuaj për zhvillim të kancerit të kolonit, duhet të konsultoheni me një mjek.
A ndikon dieta për zhvillim të kancerit të kolonit?
Studime të shumta kanë treguar lidhje ndërmjet dietës të pasur me yndyrna (kryesisht shtazore) dhe të varfër në fibra. Rritje të rasteve me kancer të zorrës së trashë janë parë te personat të cilët janë zhvendosur nga vende ku dieta ka qenë e pasur në fibra në vende ku dieta është e pasur me yndyrna. Roli i ushqyerjes në parandalimin dhe trajtimin e kancerit të zorrës së trashë është në fokus të vazhdueshëm të studimeve klinike.
A ka faktorë të tjerë risku përveç trashëgimisë?
- Mosha – Personat mbi 50 vjeç kanë probabilitet më të madh për të zhvilluar kancer të kolonit.
- Sindromi i zorrës se irrituar – sëmundjet inflamatore kronike rrisin riskun për kancer të kolonit.
- Dieta e varfër në fibra dhe pasur me yndyrna – një pjesë e rasteve të kancerit të kolonit janë lidhur me ndryshimet dietetike.
- Stili i jetës – jeta sedentare, pa aktivietet fizik rrit riskun për kancer të kolonit.
- Diabeti – personat me diabet dhe me rezistencë ndaj insulinës kanë risk më të lartë për kancer koloni.
- Mbipesha – personat obezë kanë risk më të lartë për të zhvilluar kancer të kolonit.
- Duhanpirja – ashtu dhe si për lloje të tjerë kanceri, duhanpirja ndikon negativisht dhe në kancerin e zorrës së trashë.
- Alkooli – përdorimi i alkoolit rrit probabilitetin për kancer të kolonit.
- Rrezatimi – rrezatimi për qëllime terapeutike, si psh një kancer i mëparshëm në zonën abdominale, rrit riskun për kancer te kolonit.







Lini një Përgjigje