Venlafaxina si trajtim për simptomat vazomotore dhe distresin tek pacientet me kancer gjiri

Trajtimi i kancerit të gjirit ka përparuar shumë në dekadat e fundit, duke rritur ndjeshëm mbijetesën e pacienteve. Megjithatë, për shumë trajtimi nuk përfundon me operacionin apo me kimioterapinë. Shpesh ai vazhdon për vite me terapi hormonale, e cila është thelbësore për të ulur rrezikun e rikthimit të sëmundjes, por që mund të shoqërohet me efekte anësore që ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës.

Një nga simptomat më të shpeshta janë simptomat vazomotore, të njohura zakonisht si afshe të nxehti dhe djersitje të natës. Për disa paciente këto episode janë të lehta, por për të tjera mund të ndodhin 20–40 herë në ditë, duke u bërë shumë të lodhshme, duke ndikuar në cilësinë e gjumit, aktivitetet e përditshme dhe mirëqenien e tyre psikologjike.

Në këtë kontekst, një nga medikamentet që përdoret gjithnjë e më shpesh për të ndihmuar në menaxhimin e këtyre simptomave është venlafaxina.

Pse shfaqen këto simptoma tek pacientet me kancer të gjirit?

Shumë paciente me kancer gjiri marrin terapi hormonale për disa vite, si p.sh.:

  • tamoxifen
  • inhibitorë të aromatazës
  • terapi për supresion ovarian

Këto trajtime ndryshojnë ndjeshëm nivelet hormonale në trup. Si pasojë, mund të shfaqen:

  • afshe të nxehti
  • djersitje natën
  • ndryshime të humorit
  • ankth
  • simptoma depresive

Këto ndryshime hormonale mund të ndikojnë në sistemin nervor dhe në rregullimin e temperaturës trupore, duke shkaktuar episodet karakteristike të afsheve.

Në të njëjtën kohë, përballja me diagnozën e kancerit dhe trajtimet intensive, si kirurgjia, radioterapia dhe kimioterapia, e rrisin ndjeshëm rrezikun për distres psikologjik.

Roli i venlafaxinës

Venlafaxina është një medikament që i përket klasës së antidepresantëve SNRI (serotonin-norepinephrine reuptake inhibitors). Fillimisht është përdorur për trajtimin e depresionit dhe ankthit, por studimet kanë treguar se ajo mund të jetë gjithashtu efektive në reduktimin e simptomave vazomotore.

Në pacientet me kancer gjiri, venlafaxina mund të ndihmojë në dy mënyra:

  1. Ulja e frekuencës dhe intensitetit të afsheve të të nxehtit dhe djersitjes natën
  2. Përmirësimi i simptomave të ankthit dhe depresionit

Kjo e bën venlafaxinën një opsion për t`u konsideruar për pacientet që përjetojnë një kombinim të simptomave fizike dhe emocionale gjatë trajtimit të kancerit.

Mbështetje e plotë gjatë trajtimit

Shpesh simptomat vazomotore nënvlerësohen, por për shumë paciente ato mund të jenë shumë invalidizuese. Kur ndodhin shumë herë gjatë ditës dhe natës, ato mund të shkaktojnë:

  • pagjumësi kronike
  • lodhje të vazhdueshme
  • vështirësi në përqendrim
  • irritabilitet
  • ulje të cilësisë së jetës

Në disa raste, simptomat bëhen aq të forta sa pacientet mund të kenë vështirësi në vazhdimin e terapisë hormonale që është thelbësore për trajtimin e kancerit.

Ndaj është e rëndësishme që trajtimi modern i kancerit të mos fokusohet vetëm tek kontrolli i tumorit, por edhe tek mirëqenia fizike dhe emocionale e pacientit.

Menaxhimi i simptomave si afshet e të nxehtit, ankthi apo depresioni janë pjesë e rëndësishme e kujdesit onkologjik, sepse ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe në aftësinë e pacientit për të vazhduar trajtimin.

Në këtë kuadër, venlafaxina përfaqëson një nga opsionet që mund të ndihmojë shumë paciente të përballojnë më mirë efektet anësore të trajtimeve afatgjata për kancerin e gjirit.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin