Pseudoprogresi ne imunoterapi

Imunoterapia është një ndër trajtimet më efektive të kancerit në vitet e fundit. Ndaj, kur je diagnostikuar me kancer, gjëja e fundit që do të dëgjosh është se tumori është rritur. Por në fakt, disa lloje trajtimesh, veçanërisht imunoterapia mund ta shkaktojë këtë gjë dhe kjo është një shenjë e mirë.

Kujtoni çfarë ndodh kur jeni të sëmurë, limfonodujt në qafë zmadhohen ndërkohë që trupi përgatitet për të luftuar infeksionin. Pasi kalon infeksioni edhe limfonodujt zvogëlohen.

Studimet kanë treguar se edhe disa lloje trajtimi për kancer mund të funksionojnë njësoj – duke aktivizuar një përgjigje imune që stimulon rritjen e përkoheshme të tumorit.

Ky fenomen njihet si pseudoprogres dhe nuk do të thotë që tumori nuk po reagon nga trajtimi, përkundrazi tregon se trajtimi me imunoterapi ka gjasa të veprojë më mirë. Por, në disa raste, rritja mund të interpretohet si progres i sëmundjes , çka mund të cojë në ndërprerje të mjekimit. Ndaj është e rëndësishme që fenomeni i pseudoprogresit të kuptohet mire.

Çfarë është pseudoprogresi?

Që nga viti 2011 janë aprovuar shumë barna imunoterapie për trajtimin e llojeve të ndryshme të kancerit. Pjesa më e madhe e këtyre barnave përfshijnë nivolumabin (Opdivo®), pembrolizumabin (Keytruda®), atezolizumabin (Tecentriq®), durvalumabin (Imfinizi®) dhe avelumabin (Bavencio®), të cilat bllokojnë PD- ose PD-L1 dhe njihen si inhibitorët checkpoint.

Aprovimi i këtyre barnave ka ndryshuar në mënyrë radikale trajtimin e kancerit. Megjithatë, aktivizimi i përgjigjes imune mund të shkaktojë pseudoprogres – kur tumori rritet në madhësi ose shfaqet një lezion i ri.  Në disa studime është parë që ky fenomen mund të ndodhë në 15-20% të rasteve të trajtuar me inhibitorët checkpoint. Pseudoprogresi zakonisht evidenotohët në skanerat e kontrollit për efektin e trajtimit.

Pseudoprogresi vs. Progresi i vërtetë

Për më shumë se 15 vite, standardi i artë i vlerësimit të përgjigjes nga trajtimi për kancer është vlerësimi me RECIST (Response Evaluation Criteria in Solid Tumors). Por me sistemin e zakonshëm RECIST, pseudoprogresi mund të konsiderohet gabimisht si një progres i vërtetë, çka mund të çojë në ndërprejre të gabuar të trajtimit.

Për këtë arsye, udhëzues të rinj janë propozuar për të vlerësuar efektin e trajtimit me imunoterapi. Klasifikimi i modifikuar iRECIST konsideron edhe mundësinë e pseudoprogresit.

Ekzaminimet që mund të diferencojnë një pseudoprogres

Përvec imazherisë, ndër testet që mund të kryhen për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një pseudoprogres janë:

Biopsia – mund të diferencojë një pseudoprogres nga një progres i vërtetë pasi mund të tregojë nëse qelizat infiltrative janë qeliza imune apo qeliza malinje.

Biomarker – si ctDNA, të cilat origjinojnë nga tumori. Nëse niveli i tyre është rritur do të thotë se jemi në një progres të vërtetë, ndërsa nëse niveli i tyre është ulur do të thotë që kemi të bëjmë më nje pseudoprogres.

PET-CT – mund të ndihmojë në vlerësimin e një pseudopregresi me anë të nivelit të kaptacionit.

Imunoterapia – Kur ndodh pseudoprogresi?

Pseudoprogresi është më i shpeshtë në javët e para pas fillimit të imunoterapisë, por mund të shfaqet edhe më vonë.

  • Rritja tumorale që ndodh në 12 javët e para pas fillimit të trajtimit quhet pseudoprogres i hershëm.
  • Rritja tumorale që ndodh pas 12 javëve trajtim njihet si pseudoprogres i vonë.

Para fillimit të trajtimit me imunoterapi nuk mund të parashikohet nëse do të zhvillohet një pseudoprogres ose jo. Gjithashtu, pavarësisht përmirësimit të ekzaminimeve diagnostikuese, diferencimi i një pseudoprogresi nga një progres i vërtetë është i vëshitrë, ndaj në shumicën e rasteve ndjekja me imazheri është ajo që tregon përfundimisht arsyen e rritjes tumorale.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin