Trajtimi i kancerit të prostatës: monitorimi aktiv

Monitorimi aktiv është një opsion i menaxhimit të kancerit të prostatës të lokalizuar. Më konkretisht, kjo strategji përdoret për burrat me kancer prostate të gradës së ulët dhe risk të favorshëm ose mesatar. Në këtë kategori bëjnë pjesë burrat me kancer prostate me Gleason 3+3 dhe në disa raste edhe Gleason 3+4.

Strategjia e monitorimit aktiv përfshin analizën e PSA cdo 6 muaj, rezonancën magnetike (MRI) të prostatës cdo 1 ose 2 vjet dhe biopsi të prostës deri në 2-3 vjet.

Qëllimi i ndjkjes aktive është të shtyjë trajtimin dhe të monitorojë ngushtësisht pacientët, në mënyrë që nëse do të jetë i nevojshëm trajtimi, të aplikohet në kohë.

Në këtë mënyrë, avantazhi i monitorimit aktiv është shtyrja e trajtimeve radikale si kirurgjia ose trajtimi me radioterapi. Ndërsa e meta e kësaj strategjie është ankthi qe vjen me ndjekjen aktive, kryesisht i lidhur me kryerjen e biopsive.

Rezultatet nga nje studim i madh – studimi ProtecT, në të cilin morën pjesë më shumë se 82.000 burra te depistuar për kancer prostate, nga viti 1999 deri ne vitin 2009, kanë treguar se pavarësisht zgjedhjes së tyre fillestare për trajtimin (kirurgji, rrezatim ose monitorim aktiv), të gjithë pacientët kanë patur probabilitet të lartë për rezultate të mira nga menaxhimi i sëmundjes.

Monitorimi aktiv paraqet një strategji adekuate menaxhimi, duke mundësuar për rreth 75% të burrave me kancer të lokalizuar të prostatës të shtyjnë trajtimin radikal per më shumë se 10 vjet.

Mbani mend:

  • Monitorimi aktiv është një strategji e menaxhimit të kancerit të prostatës në rastet kancerit të prostatës me gradë të ulët, me risk të favorshëm ose mesatar.

  • Pacientët përzgjidhen në bazë të biopsisë, ekzaminimit objektiv dhe të dhënave imazherike.

  • Avantazhi i monitorimit aktiv është shtyrja e trajtimeve radikale.

  • Disavantazhi i monitorimit aktiv është ankthi dhe nevoja e ndjekjes me biopsi.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin