MammaPrint - analiza që parashikon rikthimin e kancerit të gjirit

A mund të rikthehet kanceri i gjirit pas kirurgjisë?

Testi MammaPrint analizon 70 gjenet më të rëndësishme të lidhura me riskun për rikthim të kancerit të gjirit. Tashmë ky test mund të kryhet në Shqipëri dhe rezultatet e testit dalin për rreth 10 ditë.

Si janë rezultatet e testit të MammaPrint?

Testi i MammaPrint kryhet në indin tumoral të biopsisë. Pas kryerjes së testit të MammaPrint, rezultatet tregojnë nëse kanceri i gjirit është me risk të lartë ose me risk të ulët për rikthim pas kirurgjisë. Nëse rezultati tregon “risk të lartë” mundësia që kanceri të rikthehet është e lartë dhe në këto raste operacioni i gjirit duhet të shoqërohet me kimioterapi.

Nëse rezultati tregon “risk të ulët”, mundësia që sëmundja të rikthehet është shumë e ulët dhe në këto raste operacioni i gjirit shoqërohet vetëm me terapi hormonale duke shmangur kimioterapinë.

Kush duhet të kryejë testin e MammaPrint?

Testi i MammaPrint mund të kryhet nga:

  • Kancer gjiri me përmasa deri në 5cm.
  • 0-3 limfonoduj të prekur nga sëmundja.
  • Receptorë të estrogjenit pozitiv (ER+) dhe HER2-.
  • Mund të kryhet në gratë e çdo moshe.

Sa të sigurta janë rezultatet e MammaPrint?

MammaPrint është një test i aprovuar nga FDA për përdorim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian.

Testi është validuar nëpërmjet një sërë studimesh klinike prospektive dhe ka shkallën më të lartë të rekomandimit (IA) nga autoritetet më të rëndësishme të onkologjisë si ASCO, ESMO, NCCN, etj.

Risia e MammaPrint + BluePrint

Në rezultatet e tij, testi MammaPrint së bashku me BluePrint kryen analizën e mbi 150 gjeneve. Me anë të BluePrint, onkologët marrin një informacion më të gjerë mbi profilin gjenomik të tumorit. Këto të dhëna tregojnë agresivitetin e sëmundjes dhe potencjalin e rritjes dhe zhvillimit të saj.

Këto informacione janë esenciale për të marrë vendimin e duhur mbi trajtimin pas kirurgjisë dhe në shumë raste edhe para kirurgjisë.

Cili është roli i BluePrint?

Duke analizuar rreth 80 gjene, BluePrint përcakton biologjinë tumorale. Në këtë mënyrë, tumori klasifikohet si një nga tre nëntipet e kancerit të gjirit. Nëntipi tumoral na tregon më shumë mbi sjelljen e tumorit, prognozën dhe përgjigjen nga terapitë sistemike. Rezultatet e të dy testeve (MammaPrint + BluePrint) vijnë së bashku në më pak se 10 ditë.

Cilat janë nëntipet e kancerit të gjirit që rezultojnë nga BluePrint?

Kanceri i gjirit Luminal

Janë tumore që zhvillohen nga hormonet e estrogjenit dhe progesteronit. Më tej, ky nëntip mund të nënklasifikohet me anë të MammaPrint në Luminal A Low Risk ose Luminal B High Risk.

  • Luminal A Low Risk – me risk të ulët për përsëritje të sëmundjes
  • Luminal B High Risk – me risk të lartë për rikthim të sëmundjes

Këto nëntipe kanë efekte të ndryshmë nga trajtimi, ndaj ky informacion është i rëndësishëm të përfshihet sa më shpejt në planin e trajtimit të pacientit.

Nën-tipi Her2

Kanceri i gjirit Her2 pozitiv zhvillohet kryesisht nga rrugët sinjalizuese të HER2. Ky nëntip jo gjithmonë korrespondon me rezultatet e HER2 në imunohistokimi (IHC) ose FISH, pasi ndonjëherë qeliza tumorale mund të shprehë proteinat e HER2 në sipërfaqe por pa ndikuar në sinjalizimin e brendshëm të qelizës që çon në rritjen dhe zhvillimin e saj.

Nëntipi bazal

Tumoret e nëntipit bazal nuk zhvillohen as nga receptorët e estrogjenit dhe as nga HER2. Ata sillen si tumore “triple negative”. Ky nëntip i kancerit të gjirit është më agresiv nga të tjerët dhe përfiton më shumë nga trajtimi me kimioterapi ose terapi të reja të aprovuara për këtë nën tip.

A mund të kryhet MammaPrint në Shqipëri?

Po. Tashmë MammaPrint mund të kryhet edhe në Shqipëri. Testi mundësohet nga GENOMA, i vetmi përfaqësues zyrtar i MammaPrint & BluePrint në Shqipëri. Përgjigja e analizës vjen për rreth 10 ditë me koston zyrtare të unifikuar për gjithë Evropën. Nëse jeni të interesuar, flisni me mjekun tuaj onkolog, ose kontaktoni në numrin 0689449359.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin