Dieta mesdhetare ne parandalimin e kancerit te prostates

Burrat të cilët hanë fruta dhe perime në përditshmëri kanë më pak gjasa të diagnostikohen nga kanceri i prostates. Ky përfundim u arrit pas një studimi të kryer nga Universiteti i Australisë Jugore.

Ylberi i ushiqmeve të pasura me disa mikronutrientë ndihmojnë parandalimin e kancerit të prostatës si dhe përshpejtojnë rikuperimin pas trajtimit me radioterapi për kancerin e prostatës. Gjetjet e dy studimeve të publikuara ne revistën Cancer, theksojnë rëndësinë e dietës Mesdhetare dhe asaj Aziatike që përmbajnë këto lloje ushqimesh.

Studjuesit kanë krahasuar përqëndrimin e mikronutrientëve në plazmën e pacientëve me kancer prostate me atë të një grup kontrolli të shëndetshëm. Në pacientët me kancer prostate është vënë re një nivel i ulët i  luteinës, likopenit, alfa-karotenit dhe selenit si dhe një nivel i lartë i hekurit, squfurit dhe kalciumit krahasuar me grupin e kontrollit.

Burrat me përqëndrim të likopenit më të ulët se 0.25 mikrogram (ug) per mililitër (mL) dhe/ose përqëndrim të selenit më të ulët se 120ug/mL kanë risk më të lartë për zhvillim të kancerit të prostatës dhe janë më sensitivë ndaj efekteve anësore të radioterapisë.

Ushqimet e pasura me likopen përfshijnë domatet, pjepri, shalqiri, papaya, rrushi, pjeshkët, boronicat e kuqe. Ushiqmet e pasura me selen janë mishi i bardhë, peshku, vezët dhe arroret.

Autorët e studimit shprehen se ngrënia e ushqimeve të pasura natyrshëm me likopen dhe selen preferohet më shumë se marrja e suplementeve, për shkak të benefiteve të pakta të suplementeve sipas stdumeve të tjera.

Kanceri i prostatës mbetet një ndër llojet e kancerit më të rrezikshëm për burrat dhe mungesat nutricionale të lidhura me të janë ende jo shumë të njohura.

Ka të dhëna të tjera që sugjerojnë se bylmeti dhe ushqimet e varfëra në vitamin E rrisin riskun për kancer prostate por studime të tjera janë të nevojshme për të konfirmuar këtë korrelacion.

Studimi i kryer në popullatën e Australisë Jugore është i pari që ka vlerësuar përqëndrimin e mikronutrientëve në plazmë në pacientët me kancer prostate.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin