Helmimi nga paracetamoli - Çfarë duhet të dimë?

Paracetamoli është medikamenti që thuajse të gjithë e kemi në shtëpi. E përdorim për dhimbjet apo temperaturën. Ka shumë vite në përdorim dhe ka treguar se është një ilaç i sigurt dhe efektiv.

Megjithatë, nëse merret në doza të larta, paracetamoli mund të jetë toksik dhe të shkaktojë gjendje shëndetësore jetë-kërcënuese. Zakonisht, doza maksimale e rekomanduar për 24 orë është 3 gram.

Paracetamolin e gjejme me shumë emra të ndryshëm tregëtarë, si Takipirina, Deponi, Tylenoli, Tylol-Hot, etj. Ndaj është e rëndësishme të shihni cfarë ka në përbërjen e medikamenteve që merrni për të shmangur mbidozimin ose ndërveprimin me barna të tjera.

Paracetamoli i mbidozuar mund të dëmtojë rëndë mëlçinë, në disa raste deri në nevojën e një transplanti të mëlçisë për të shpëtuar jetën.

Antidoti për mbidozimin e paracetamolit është N-acetylcysteina (NAC). NAC është më efektive nëse jepet deri në 8 orë nga marrja e paracetamolit. Antidoti mund të parandalojë insufiçencën hepatike nëse jepet në kohë, ndaj është absolutisht e nevojshme që helmimi nga paracetamoli të diagnostikohet në kohë për ta tratjuar siç duhet.

Si shkaktohet helmimi nga paracetamoli?

Helmimi nga paracetamoli ndodh si pasojë e dëmtimit të mëlçisë. Paracetamoli metabolizohet në mëlçi, ndaj mbidozimi ndikon në funksionin normal të këtij organi.

Në rastet kur mëlçia është e dëmtuar për shkak të infeksioneve, abuzimit ndaj alkoolit ose sëmundjeve të tjera, mundësia për t`u dëmuar nga mbidozimi i paracetamolit është edhe më e lartë. Për këtë arsye, personat që kanë sëmundje të mëlçisë ose që konsumojnë sasi të madhe alkooli duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm me përdorimin e paracetamolit.

Cilat janë simptomat e helmimit?

Simptomat si pasojë e mbidozimit të paracetamolit mund të shfaqen 24 orë pas marrjes së ilaçit. Ato mund të jenë:

  • Nauze
  • Të vjella
  • Mungesë oreksi
  • Dhimbje barku
  • Konfuzion

Kur duhet të kërkoni ndihmë  mjekësore?

Duhet të kërkoni ndihmë mjekësore nëse dyshoni se keni bërë mbidozim të paracetamolit. Është e rëndësishme që të trajtoheni para shfaqjes së simptomave, në mënyrë që efekti i trajtimit të jetë më i mirë.

Si trajtohet helmimi nga paracetamoli?

Trajtimi varet nga gjendja e pacientit dhe medikamentet e tjera që mund të ketë marrë. Megjithatë, nëse dyshohet për intoksikim nga paracetamoli trajtimet që mund të aplikohen janë si më poshtë:

Zbrazja ose lavazhi i stomakut. Në rastet kur pacienti paraqitet në spital pak minuta pas marrjes së paracetamolit, mund të tentohet zbrazja e stomakut me anë të një tubi që depërton nga goja në stomak.

Karboni aktiv. Mund të jepet karbon aktiv nga goja nëse nuk kanë kaluar 4 orë nga mbidozimi.

N-acetylcysteine (NAC). Antidoti për mbidozimin nga paracetamoli është NAC. Zakonisht jepet nga goja. Nëse nuk është e  mundur të merret nga goja, mund të aplikohet me anë të një tubi të drejtuar në stomak. Në rast se asnjë nga metodat nuk është e mundur, mund të administrohet intravenoz (IV). NAC duhet të jepët deri në 8 orë nga mbidozimi dhe aplikohet për 20 deri në 72 orë.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin