Biopsia e veshkave është një test i realizuar në spital ose klinikë ambulatore ku merret një mostër e indit nga veshka për të identifikuar shkakun e problemeve të mundshme. Ky test mund të rekomandohet nëse keni realizuar një transplant të veshkave, nese keni alterim te funskionit te veshkave, proteine në urinë (albuminuri) ose sëmundje të veshkave pa një shkak të njohur.

Mostra e biopsisë mund të merret në dy mënyrat:

  • Biopsia perkutane (përmes lëkurës).
  • Biopsia e hapur (mostra e veshkave merret direkt nga veshka gjatë operacionit).

Përse realizohet biopsia e veshkave?

Biopsia e veshkave ndihmon mjekët të identifikojnë shkakun e problemeve të veshkave në mënyrë që ata të mund te trajtojnë sëmundjet në mënyrë më efektive.

Biopsia rekomandohet në rastet kur keni:

Cfarë duhet të kemi kujdes kur realizojmë biopsinë e veshkave?

Përpara se të realizoni biopsinë e veshkave, në konsultë me mjekun tuaj duhet të keni kujdes me mjekimet që merrni. Duhet të ndaloni së marrë mjekime për hollimin e gjakut si:

  • Warfarin (Coumadin, Jantoven), rivaroxaban (Xarelto), dabigatran, enoksaparin, apixaban.
  • Barnat që pengojnë trombocitet e gjakut të mos ngjiten së bashku (antiagregant), të tilla si klopidogrel (Plavix)
  • Aspirina
  • Ibuprofen (Advil, Rapidol S, Oki, të tjerë) dhe barna të tjera anti-inflamatore josteroide (NSAIDs)

Shpesh, këto medikamente ndërpriten shtatë ditë para procedurës dhe më pas rifillohen shtatë ditë pas procedurës.

Si realizohet biopsia e veshkave?

Biopsia perkutane:

Nën ndihmën e ekos vizualizohen veshkat dhe përcaktohet vendi ku do të futet gjilpëra e biopsisë. Me anestezi lokale do të mpihet zona  ku hyn gjilpëra e biopsisë. Do t’ju kërkohet të merrni frymë thellë dhe ta mbani atë ndërsa mjeku e deperton gjilpërën ne veshke. Është e rëndësishme të qëndroni të qetë dhe të mbani frymën tuaj (rreth 45 sekonda ose më pak). Ndonjëherë nevojiten dy kalime me gjilpërë për të marrë mjaftueshëm mostrën e veshkave për diagnostikim. Kur merret mjaftueshëm, gjilpëra hiqet dhe vendoset një fashë mbi vendin e shpimit të gjilpërës. E gjithë procedura, nga fillimi në fund, zakonisht zgjat me pak se një orë.

Pas realizimit të biopsisë ju mund të keni nevojë të pushoni në shtrat për 12 deri në 24 orë. Qëndrimi pa lëvizur në shtrat ndihmon në shërimin e vendit ku është marrë mostra e indit te veshkave dhe pakëson mundësinë e hemoragjisë. Tensioni dhe pulsi juaj kontrollohen shpesh për të kërkuar ndonjë shenjë gjakderdhjeje brenda trupit tuaj. Gjıthashtu realizohen edhe analizat e gjakut.

Rekomandohet ulje e aktivitetit fizik pas daljes nga spitali. Ngritja e peshave, ushtrimet e forta, duke përfshirë dhe marrëdhëniet seksuale duhet të shmangen për dy javë pas realizimit te biopsisë.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin