Nefriti lupik është një ndërlikim i shpeshtë tek njerëzit që kanë lupus eritematoz sistemik – më i njohur si lupus.

Lupusi është një sëmundje autoimune. Ai bën që sistemi imunitar të prodhojë proteina të quajtura autoantitrupa që sulmojnë indet dhe organet tuaja, duke përfshirë edhe veshkat.

Nefriti lupik ndodh kur autoantitrupat e lupusit ndikojnë në strukturat e veshkave dhe shkaktojnë inflamacion. Ky ınflamacion dëmton strukturën e veshkave dhe mund të çojë në hematuri (gjak në urinë), albuminuri (proteinë në urinë), hipertension, dëmtim të funskionit të veshkave deri në stadet terminale kur është e indikuar fillimi i terapisë renale zëvendësuese.

Cilat janë simptomat e nefritit lupik?

Simptomat e nefritit lupik kryesisht mund të përfshijnë urinë me shkumë dhe edemë – ënjtje të gjeneralizuar që ndodh kur trupi juaj ka shumë lëngje, zakonisht në këmbë ose kyçe, dhe më rrallë në duar ose fytyrë. Ju gjithashtu mund të keni edhe hipertension.

Problemet e veshkave shpesh fillojnë në të njëjtën kohë ose menjëherë pas shfaqjes së simptomave të lupusit. Simptoma të tjera mund të përfshıjnë

  • dhimbje ose ënjtje të kyçeve
  • dhimbje muskulare
  • temperaturë pa ndonjë shkak të njohur
  • hiperemi (skuqje) në fytyrë, kryesisht hundë dhe faqe, shpesh quhet butterfly sign për shkak të formës së saj

Si diagnostikohet nefriti lupik?

Diagnoza e nefritit lupik fillon me anamnezën, ekzaminim fizik dhe vlerësim të simptomave. Më pas mjeku specialist kërkon teste laboratorike dhe imazherike për të vendosur ose konfirmuar një diagnozë. Testet e përdorura në diagnostikimin e kësaj sëmundje përfshijnë testet e urinës, ekzaminimet biokimike dhe imunologjike, testet e imazherisë si eko abdominale dhe biopsia e veshkave.

Si trajtohet nefriti lupik?

Ekzistojnë pesë tipe të nefritit lupik të cilat përcaktohen nëpërmjet biopsisë renale. Trajtimi bazohet në tipin e nefritit lupik.

Medikamentet e përdorura në trajtim mund të përfshijnë:

  • Kortikosteroidet: Këto barna të forta anti-inflamatore mund të ulin inflamacionin. Mjekët mund t’i përshkruajnë këto deri sa të përmirësohet nefriti lupik. Për shkak se këto barna mund të shkaktojnë një sërë efektesh anësore potencialisht serioze, ato duhet të monitorohen me kujdes. Doza fillon dhe reduktohet gradualisht kur simtomat fillojnë she përmirësohen.
  • Barnat imunosupresive: Këto barna, të cilat janë të lidhura me ato që përdoren për trajtimin e kancerit ose parandalimin e refuzimit të organeve të transplantuara, funksionojnë duke shtypur aktivitetin e sistemit imunitar që dëmton veshkat. Ato përfshijnë azatioprinën (Imuran), ciklofosfamidin (Cytoxan), voklosporinën (Lupkynis) dhe mikofenolatin (Cellcept).

Medikamente për të parandaluar mpiksjen e gjakut ose për të ulur presionin e gjakut nëse është e nevojshme

Edhe me trajtim, humbja e funksionit të veshkave ndonjëherë përparon. Nëse veshkat kanë pësuar dëmtim të stadit termınal ather është e nevojshme fillimi i terapisë renale zëvendësuese, hemodializa, dializa peritoneale ose transplanti renal.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin