MSI kancer kolorektal

Të gjithë pacientët me kancer kolorektal duhet të testohen për statusin e MSI.

Dr. Kleida Mati

Kanceri kolorektal është një term që përfshin kancerin qe shfaqet përgjatë gjithë zorrës së trashë, pra në kolon ose në rektum. Në vitet e fundit karakterizimi molekular ka zënë një rol të rëndësishëm në prognozën dhe përcaktimin e trajtimit për pacientët me kancer kolorektal.

Një ndër karakteristikat shumë të rëndësishme të kancerit kolorektal është edhe statusi MSI. Disa tumore mund të jenë MSI-H që do të thotë instabilitet mikrosatelit i lartë ose MSS – instabilitet mikrosatelit stabël.

Çfarë janë tumoret MSS?

Rreth 80-85% e pacientëve me kancer kolorektal kanë një status MSS. Këto tumore konsideron si tumore “të ftohta”, në kuptimin e mungesës së një numri të lartë mutacionesh gjenetike. Këto lloj tumoresh nuk reagojnë nga trajtimi me imunoterapi. Zakonisht, këto tumore gjenden në mjedise ku sistemi imunitar është i frenuar dhe trajtimi i tyre është më i vështirë, ashtu sic edhe prognoza. Në rast të tumoreve MSS, është e rëndësishme të kërkohen karakteristika të tjera molekulare si  KRAS/NRAS, BRAF dhe HER2.

Çfarë janë tumoret MSI-H?

Tumoret me status MSI-H janë ato tumore që kanë një instabilitet mikrosatelit të lartë. Mikrostabiliteti gjenetik ndodh kur gjenet përgjegjëse për riparimin e ADN-së nuk funksionojnë siç duhet. Gjenet e njohura si MMR (Mismatch Repair Genes) kryejnë një lloj funksioni “kontrolli cilësie”, duke korrigjuar gabimet që ndodhin në ADN gjatë replikimit të saj. Kur gjenet MMR nuk e kryejnë sic duhet funksionin e tyre, zonat e ADN-së për të cilat këto gjene janë përgjegjëse, bëhen jo të qëndrueshme dhe në këtë rast themi si instabiliteti mikrosatelit është i lartë.

Testi për statusin e MSI analizon ndryshimet në sekuencën e ADN-së ndërmjet indit normal dhe indit tumoral dhe në këtë mënyrë kupton nëse instabiliteti tumoral është i lartë apo jo.

Tumoret MSI-H përfaqësojnë rreth 15% të rasteve me kancer kolorektal. Zakonisht ndodh në tumore të trashëguara, si Sindromi Lynch, por mund të ndodhin edhe të palidhura me sindroma të trashëguara.

Për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një sindromë të trashëguar ose jo, është e nevojshme kryerha e testeve të tjera imunohistokimike. Këto teste janë të rëndësishme për të kuptuar edhe riskun e familjarëve të pacientit me kancer kolorektal. Nëse sindormi Lynch është shkaku i një tumori kolorektal, familjarët e pacientit duhet të diskutojnë menjëherë me onkologun për testet që duhet të kryejnë për të kuptuar riskun individual për kancer kolorektal.

Pse është i rëndësishëm testimi për MSI?

Tumoret MSI-H rrethohen nga një mjedis imunogjen, pra një numër i madh i qelizave të sistemit imunitar i rrethon këto tumore, pavarësisht se këto qeliza janë të frenuara për të kryer funksionin e tyre nga mekanizma të qelizës malinje. Për këtë arsye, imunoterapia, e cila rikthen funksionin e qelizave imune që rrethojnë tumorin vepron shumë mirë në pacientët MSI-H. Ndaj, është shumë e rëndësishme njohja me statusin e MSI në pacientët me kancer kolorektal për të identifikuar mënyrën më të mirë të trajtimit.

Avatar Dr Kleida Mati

Dr. Kleida Mati – Mjeke Onkologe

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin