Tiroiditi kronik Hashimoto ose i quajtur ndryshe tiroiditi limfocitar kronik është një patologji autoimune e tiroides ku trupi që karakterizohet nga inflamacioni kronik i saj, në shumicën e rasteve me praninë e antitrupave kundër tiroides dhe klinikisht me tendencë për hypotiroidizëm.

Termi lind në 1912, nga doktori japonez Hakaru Hashimoto për të përshkruar simptomat e personave me strumë limfomatoze (strumë me infiltrim difuz të limfociteve). Në 1957 identifikohet si patologji autoimmune dhe është sëmundja e parë organ-specifike e identifikuar.

Tiroiditi Hashimoto është diagnozë shumë e shpeshtë. Ai është shkaku kryesor i hypotiroidizmit në vendet jod-suficente. Incidenca vjetore botërore është 0.3-1.5/1000 persona. Vihet re më shumë në femra sesa meshkuj (10-15 herë më shumë). Rastet shtohen me rritjen e moshës. Piku arrihet në moshat 30-50 vjeç (në meshkuj 10-15 vjet më vonë sesa te femrat). Në popullatë njihet shpesh si mungesë jodi por në realitet është mungesë e hormonit për shkak të luftës së antitrupave ndaj prodhimit të tij.

Tiroiditi Hashimoto karakterizohet nga prania e disa antitrupave (proteinave të prodhuara nga vetë organizmi për të luftuar inde te caktuara të trupit, në këtë rast tiroiden). Në tiroiditin Hashimoto mund të gjejmë: Anti – tiroperoxidazë (anti-TPO) – gjenden në mbi 90% te rasteve, Anti – tiroglobulin (anti-Tg) – vihen re në 20 % të rasteve  dhe Anti – receptor TSH (anti-R-TSH) që vihen re rallë (<15% të rasteve). Këto të fundit mund të kenë efekte frenuese ose stimuluese. Pothuajse të gjithë pacientët kanë antitrupa kundër TPO dhe/ose Tg.  

Faktorët që rrisin riskun për tiroidit Hashimoto

Ashtu si në sëmundjet e tjera autoimmune, ekziston predispozita gjenetike. Risku në vëllezër e motra është mbi 20%.

Infeksionet – në njerëz nuk është provuar lidhje direkte por në kafshë, po. Infeksionet virale si Rubeola kanë sjellë shfaqjen e tiroidit autoimun.

Stresi – çlirimi i kortizolit mund të ul përgjigjen imune fillimisht dhe më pas sistemi të reagojë me hiperaktivitet. Nuk ka prova të lidhjes direkte (për shkak të ecurisë të ngadaltë të sëmundjes)

Gjinia femer- mendohet që hormonet seksuale femërore të përforcojnë përgjigjen autoimune sepse në femra haset më shume sesa në meshkuj.

Shtatzania – gjate shtatzanisë rritet prodhimi i CD4+CD25+ dhe ulet aktiviteti imun i limfociteve, mbas lindjes mund të kemi hiperaktivitet kompensator të tyre duke sulmuar tiroiden.

Progresteroni i prodhuar nga placenta modulon përgjigjen immune ndërmjet citokinave.

Jodi – zonat me deficencë jodike kanë prevalencë më të ulët të tiroiditit si dhe marrja e substanceve me Jod eshte parë që mund të precipitojnë sëmundjen.

Rrezatimi – rrit riskun për të zhvilluar antitrupa dhe patologji autoimune

Si shfaqet semundja?

Sëmundja mund te shfaqet në shumë forma.

Ka raste që zhvillojnë antitrupa por pa prekje të dukshme të tiroides dhe pa hypotiroidizem . Ka raste që shfaqin strumë, tiroide normale ose madje edhe atrofike (të vogël dhe hypofunksionale).

Klinikisht mund te jetë asimptomatike ose të ketë shfaqje të hypotireozës (përgjumje, lodhje, shtim në peshë, kapsllëk, ndjesi të ftohti, rënie flokësh etj.)

Mund të shoqërohet me anemi, yndyrna të larta dhe hiperprolaktinemi (në hipotireozë të theksuar).

Për të vendosur diagnozën bazohemi te shqetesimet klinike, testet laboratorike (TSH, fT4, fT3, AntiTPO, antiTG) dhe imazheria ku kryesore është ekoja e tiroides.

Gjithashtu vlerësohen sëmundjet bashkëshoqëruese të mundshme dhe komplikacionet që mund të vijnë nga hipotiroidizmi i tiroiditit Hashimoto.

Trajtimi i Tiroiditit kronik Hashimoto

Nëse instalohet hypotiroidizmi (TSH e lartë, fT4, fT3 e ulët), fillohet terapia zvendësuese me hormon Levotiroksine dhe modifikohet në varësi të niveleve të hormoneve të tiroides dhe të dhënave specifike të pacientit.

Për autoimunitetin nuk ka trajtim specifik. Në disa studime, seleniumi është parë që ul nivelin e antitrupave dhe pakëson kërkesën për hormone por kjo nuk mbështetet nga të gjithë. Nevojat ditore për selenium janë 55 mcg/ditë. Në kushte natyrale, Seleniumi gjendet në arra, mish, drithëra, peshk. Qarkullon edhe në formën e suplementeve 100, 200 mcg. Por duhet vlerësim më i detajuar mjekësor për fillimin e tij.

Gjithashtu keshillohet aktivitet fizik, pakësim i stresit dhe dietë me bazë perime-drithëra-proteina. Ushqimet me bazë jodi duhet të jenë pjesë e dietës ushqimore dhe jo zvendësues i terapisë hormonale.

I sëmuri me tiroidit Hashimoto rekomandohet të bëj ndjekje të rregullta me endokrinologun, që sipas protokolleve mjekësore janë  çdo 6 muaj deri 1 vit.


Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin