Globalisht, kjo është java e pestë që po shënon rritje të numrit të rasteve të reja me COVID-19. Gjatë datave 4 deri në 10 korrik 2022 janë regjistruar 5.7 milion raste të reja, me 6% rritje krahasuar me javën paraardhëse, por pa ndryshime në numrin e vdekjeve të raportuara.

Numri i rasteve me COVID- po rritet edhe në Shqipëri. Sipas autoriteteve shëndetësore, në date 13 Korrik 2022 janë regjistruar 1563 raste të reja me COVID-19 dhe 1 humbje jete. Rritja e numrit të rasteve të reja po ndodh për shkak të nën-varianteve të reja të Omicron, të quajtu BA.4 dhe BA.5. Omicron-i kishte një aftësi të shkëlqyer për të shmangur barrierat imunitare mbrojtëse që organizmi krijon dhe dy nën-variantet e reja janë edhe më të afta për të arritur këtët gjë. Kjo aftësi e varianteve të reja çon në infektim më të shpejt e si pasojë rritje më të shpejtë të numrit të rasteve të reja.

Rastet e personave që referojnë se “e kam kaluar disa herë Covidin brenda pak kohësh” pritet të rriten gjithashtu. Virusi vazhdon të na surprizojë në mënyra të pakëndshme.

Megjithatë, vaksinimi mbetet një mjet shumë i rëndësishëm për parandalimin e infeksionit, për këtë arsye autoritet shëndetësore vayhdojnë të rekomandojnë vaksinimin për çdo person mbi 12 vjeç, në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat anti COVID-19 reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin