Kanceri i stomakut - terapia e re e aprovuar nga FDA

FDA – Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka miratuar përdorimin e pembrolizumab-it (Keytruda) në kombinim me trastuzumab-in (Herceptin) dhe kimioterapi me fluoropirimidinë dhe platine për trajtimin e linjës së parë të pacientëve me adenokarcinomë të stomakut ose të junksionit gastroezofageal HER2-pozitive, në stad lokalisht të avancuar ose me metastaza, që kanë një vlerë CPS (Combined Positive Score) të PD-L1 prej 1 ose më të shumë.

Ky miratim bazohet në rezultatet e studimit klinik KEYNOTE-811, një studim i fazës 3, i cili krahasoi pembrolizumab-in me placebo-n, të dyja të kombinuara me trastuzumab dhe kimioterapi me fluoropirimidina dhe platine.

Në pacientët me PD-L1 CPS prej 1 ose më të lartë:

  • Mbijetesa e lirë nga sëmundja ishte mesatarisht 10.9 muaj në grupin me pembrolizumab dhe 7.3 muaj në grupin me placebo (HR, 0.72).
  • Mbijetesa e përgjithshme ishte mestarisht 20.1 muaj me pembrolizumab dhe 15.7 muaj me placebo (HR, 0.79).
  • Shkalla e përgjigjes ndaj trajtimit ishte 73% me pembrolizumab dhe 58% me placebo.
  • Kohëzgjatja mesatare e përgjigjes ishte 11.3 muaj me pembrolizumab dhe 9.6 muaj me placebo.

Studimi përfshiu 698 pacientë, të ndarë në mënyrë të rastësishme në dy grupe të barabarta, ku 594 prej tyre kishin PD-L1 CPS prej 1 ose më të lartë.

Doza e rekomanduar e pembrolizumab-it është:

  • 200 mg çdo 3 javë ose
  • 400 mg çdo 6 javë, së bashku me trastuzumab dhe kimioterapi.

Sa i përket sigurisë, efektet anësore të pembrolizumab-it ishin në përputhje me ato të njohura më parë për këtë medikament.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin