Kanceri dhe sheqeri

Pacientët shpesh më pyesin “A e ushqen sheqeri kancerin?” ose më thonë “Nuk hamë asgjë që përmban sheqer se ushqejmë kancerin.”, “Po sikur ta heqim plotësisht sheqerin nga dieta, a do të vdesin urie qelizat tumorale?”. Fatkeqësisht, përgjigja është jo. Në të kundërt do kishte qenë shumë e thjeshtë të parandalonim dhe kuronim kancerin.

Sheqeri nuk është një substancë karcinogjene. Megjithatë, ngrënia e ushqimeve të përpunuara me sheqer të shtuar mund të kontribuojë në obezitet, i cili është një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e kancerit.

Nga vjen teoria se sheqeri ushqen kancerin?

Shumica e qelizave malinje rriten me ritëm më të shpejtë se qelizat e shëndetshme, proces që kërkon edhe më shumë energji. Gjithashtu, është parë se metabolizmi i glukozës është i ndryshëm në qelizën tumorale, pikërisht për të plotësuar nevojën e qelizës tumorale për energji. Por kjo nuk do të thotë që qeliza malinje rritet më shpejt nëse hamë sheqer. Të gjitha ushqimet që hamë transformohen në glukozë dhe energji, të nevojshme për funksionimin e çdo qelize, jo vetëm asaj tumorale.

Dieta dhe stili i jetesës luajnë një rol thelbësor në parandalimin e kancerit, por kur një kancer është zhvilluar nuk mund t’ia lëmë në dorë zhdukjen e tij dietës dhe stilit të jetesës. Është e rëndësishme që në këtë pikë të merren trajtime standarde sipas protokollit të trajtimit për çdo lloj kanceri dhe dieta e stili i jetesës të luajnë një rol komplementar.

Shpesh dëgjoj pacientë të thonë se “kimioterapia është helm dhe unë jam duke helmuar qelizat e shëndetshme.”. Por mos harroni se mendja jonë është një mjet i fuqishëm që na ndikon edhe fizikisht. Nëse pacienti e shikon kimioterapinë si armik, nuk është bashkëpunues në trajtim, çka mund të ndikojë në përjetimin e efekteve anësore e si pasojë në vetë efektet e trajtimit. Kimioterapia dhe trajtimet e tjera për kancer duhet të shihen si bashkëpunëtorë për të luftuar sëmundjen. Kanceri është një armik i fortë, që asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar.


Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin