Burrat dhe kanceri

Burrat kanë risk më të lartë se gratë për të zhvilluar të paktën 11 lloje kanceri. Për disa lloje specifike si kanceri i ezofagut, laringut, stomakut dhe vezikës, risku është deri në tre herë më i lartë për burrat.

Pse burrat rrezikohen më shumë nga kanceri se gratë?

Një analizë e fundit tregoi se ky ndryshim mund të shpjegohet me sjelljet e rrezikshme te burrat dhe ekspozimin ndaj karcinogjenëve, siç janë duhanpirja, alkooli apo ekspozimi në punë ndaj toksinave. Sipas këtij studimi, gratë kishin risk më të lartë se burrat për kancer të tiroides dhe kancer të rrugëve biliare.

Megjithatë, ka edhe ndryshime në incidencë për lloje kanceri që nuk mund të shpjegohen me ekspozim ndaj karcinogjenëve, ndaj në këto raste janë faktorë biologjikë intrinsikë si psh. ndryshime hormonale që ndikojnë në këtë diferencë incidence ndërmjet burrave dhe grave.

Të kuptuarit e mekanizmave biologjikë të lidhur me gjininë, që çojnë në predominancën e kancerit te burrat, do të jepte më shumë informacion mbi etiologjinë e mbi të gjitha do të mund të ndihmonte parandalimin e kancerit.

Ajo që dihet është se gratë kanë një sistem imunitar më të avantazhuar, me mekanizma jo plotëisht të njohur dhe kjo mund të jetë një tjetër arsye për diferencat në numër të kancerit mes dy gjinive.

Duke parë diferencat e mëdha në incidencë për disa lloje kanceri, është shumë e rëndësishme që raportimi i rasteve me kancer, depistimit dhe mbijetesës nga kanceri të bëhet sipas gjinisë. Kështu nuk do të humbasim informacione të rëndësishmë që mund të tregojnë një lidhje të mundshme me këtë fenomen. Një tjetër sugjerim i rëndësiëshëm që rezulton nga analiza, është përfshirja e ndikimit hormonal dhe gjenetik në zhvillimin e kancerit si një faktor i rëndësoshëm për të studiuar gjatë studimeve klinike per kancerin.


Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin