HbA1c

Testi i HbA1C – i njohur gjithashtu si testi i hemoglobinës A1C ose Diabeti i fshehtë – është një test i thjeshtë gjaku që mat nivelet mesatare të sheqerit në gjak gjatë 3 muajve të fundit. Është një nga testet e përdorura zakonisht për të diagnostikuar si dhe për të ndjekur diabetin.

Hemoglobina e glukozuar (HbA1c) fillimisht u identifikua si një hemoglobinë “e pazakontë” në pacientët me diabet mbi 40 vjet më parë. Pas këtij zbulimi, u kryen shumë studime të vogla që e lidhin atë me matjet e glukozës. Rezultoi se HbA1c mund të përdoret si një masë objektive e kontrollit të glicemisë.

Hemoglobina është një proteinë që gjendet në qelizat e kuqe të gjakut. Roli kryesor i hemoglobinës është transportimi i oksigjenit nga mushkëritë në të gjitha qelizat e trupit. Hemoglobina bëhet e glukozuar ose e veshur me glukozë nga qarkullimi i gjakut. Sasia e glukozës që është e pranishme në gjak do të ngjitet me proteinën e hemoglobinës. Nivelet e rritura të glukozës do të reflektohen në sipërfaqen e proteinës së hemoglobinës, duke sjellë rritjen e HbA1c.

Që një test HbA1c të klasifikohet si normal vlera duhet të jetë nën 5.7 %. Një vlerë të HbA1c prej 5.7% deri në 6.4% konsiderohet prediabet. Ndërsa diabeti mund të diagnostikohet me një HbA1c prej 6.5% ose më të lartë.

HbA1c pasqyron glukozën mesatare të plazmës gjatë tetë deri në 12 javët e mëparshme. Mund të kryhet në çdo kohë të ditës dhe nuk kërkon ndonjë përgatitje të veçantë si të qënit esëll. Këto veti e kanë bërë atë testin e preferuar për vlerësimin e kontrollit të glicemisë tek njerëzit me diabet.

Por a është HbA1c treguesi më i saktë i diabetit?

Problemet me HbA1c

Në disa raste testi HbA1c mund të japë rezultate të pasakta. Njerëzit e diagnostikuar me anemi drepanocitare, talasemi, sëmundje kronike të veshkave, sëmundje të mëlçisë ose pacientët që marrin transfuzion gjaku mund të pësojnë rezultate të ndryshuara për shkak të jetëgjatësisë së qelizave të kuqe të gjakut. Matja e HbA1c në këta pacientë duhet të interpretohet me kujdes dhe duhet të konfirmohet me mostra të glukozës në plazmë.

Një vlerë gabimisht e ulët e HbA1c mund të rezultojë nga disa kushte, duke përfshirë:

  • lartësinë
  • shtatzëninë
  • hemorragjinë
  • transfuzionin e gjakut
  • administrimin e eritropoietinës
  • suplementet e hekurit
  • alkoolizmin etj.

Marrja e vitaminës C mund të rrisë ose të ulë nivelin e HbA1c në varësi të metodës së përdorur për matjen e saj.

Nga ana tjetër, një HbA1c gabimisht e lartë mund të rezultojë për shkak të mungesës së hekurit. Shkaqe të tjera të niveleve false të larta të HbA1c përfshijnë hipertriglicerideminë, transplantimin e organeve dhe hiperglicemin në grupe të caktuara etnike. Medikamente të tilla si imunosupresorët dhe frenuesit e proteazës ndonjëherë mund të çojnë në një HbA1c të lartë të rreme.

Duke parë këto ndërhyrje është e rëndësishme të vlërësohet pacienti në profil të plotë shëndetësor, si dhe të mbështesim diagnozën tonë edhe në teste të tjera. të tilla janë profili glicemik, prova e ngarkesës, matja e insulinës dhe C-peptidit, llogaritja e koefiçentit HOMA IR etj.

Pavarësisht interferencave, HbA1c ngelet testi më i shpejtë, besnik dhe afatgjatë në vlerësimin e diabetit mellitus.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna