Hormonet e tiroides ndikojnë në shëndetin e kockës. Kocka është ind i gjallë i cili është në proçes të vazhdueshëm transformimi. Gjatë gjithë jetës indi kockor formohet dhe shkatërrohet në një ekuilibër të saktë. Ky ekuilibër arrihet nga puna e shumë hormoneve dhe substancash kimike që veprojnë mbi kockën. Disa prej këtyre hormoneve janë hormonet e tiroides.

Çrregullimet e gjëndrës tiroide mund të ndikojnë në sasinë e tiroksinës (hormonit) që qarkullon në trup. Për një periudhë të gjatë kjo mund të ndikojë në ‘grryerjen’ e kockave duke çuar në një rrezik të shtuar për osteoporozë dhe frakturë (thyerje).

Hormonet e tiroides ndikojnë në qelizat përgjegjëse për formimin dhe shkatërrimin e kockës. Në kushte normale, ku nivelet e hormoneve janë brenda normës, ritmi i formimit të kockës është në ekuilibër me proçesin e shkatërrimit të saj. Në kushte të tjera, ky ritëm prishet. Personat më të rrezikuar janë femrat, sidomos pas menopauzës ku rreziku për osteoporozë rritet edhe për shkaqe të tjera. Grupe të tjera të rrezikuar janë personat mbipeshë ose obëze, njerëzit e nënushqyer, diabetikët, ata në trajtim me kortizonik, personat me hiperkortizolemi, meshkujt me nivele të ulta të testosteronit, duhanpirësit, personat me sëmundje shoqëruese si sëmundjet e mëlçisë, rheumatizma, kanceri etj.

Tiroide tepër aktive (hipertiroidizëm)

Hipertiroidizmi është një gjendje ku gjëndra tiroide prodhon më shumë hormon se norma. Shkaqet më të zakonshme janë të lidhura me sëmundjet autoimune të tiroides. Sëmundja e Graves është forma më e zakonshme e hipertiroidizmit, që prek më shumë femrat sesa meshkujt. Shkaqe të tjera janë prania në tiroide e nodujve hiperprodhues. Shumë tiroksinë mund të përshpejtojë qarkullimin e kockave. Nëse sasia e kockës së re të prodhuar nuk ja kalon dot sasisë së zbërthyer, kockat gradualisht bëhen më të dobëta. Nëse shkaku i hipertiroidizmit nuk trajtohet dhe nivelet e tiroksinës mbeten të larta për një kohë të gjatë, rreziku i zhvillimit të osteoporozës rritet.

Tiroide nën-aktive (hipotiroidizëm)

Njerëzit me hipotiroidizëm nuk janë në gjendje të prodhojnë mjaftueshëm hormon tiroide. Shkaku më i zakonshëm i hipotiroidizmit është sëmundja e Hashimotos. Por hipotiroidizmi mund të instalohet edhe pas trajtimit të hipertiroidizmit. Në rast trajtimi me Jod radiokativ ose kirurgji të gjendrës, niveli i hormonit bie. Për të shmangur këtë efekt, fillohet terapia zvendësuese me hormone levotiroksine. Në vetvete, hipotiroidizmi nuk shkakton dobësi kockore por zvendësimi jokorrekt (i tepërt) me hormone mund të sjellë një situatë hipertiroidizmi medikamentoz dhe efekti në kockë është po i njëjtë me sëmundjet që rrisin levotiroksinën natyrale të trupit.

Si teprica ashtu edhe pakica e hormonit të tiroides bëhen shkak drejpërsëdrejti ose tërthorazi në deformimin e sistemit kockor. Për këtë arsye kontrolli i tiroides duhet të realizohet te të gjithë personat që kanë probleme të sisitemit kockor dhe ata që kanë faktor të lartë risku për osteoporozë.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin