Insufiçenca primare e vezoreve ndodh kur vezoret ndalojnë së funksionuari siç duhet përpara moshës 40 vjeç. Në të vërtetë mosha dyzetvjeçare nuk është arbitrare por e përafërt. Para kësaj moshe nuk presim, në kushte fiziologjike, rënien e rezervave ovariane dhe shfaqjen e ‘menopauzës’. Kjo gjendje quhet gjithashtu dështimi i parakohshëm i vezoreve dhe shpesh çon në infertilitet.

Në kushte normale, vezoret prodhojnë në mënyrë ciklike hormone estrogjen dhe progresteron. Ata janë të rëndësishme në ndryshimet periodike që ndodhin në mitër. Po ashtu, në zhvillimin e tipareve tipike femërore. Mungesa e hormoneve femërore çon në mungesë të ciklit menstrual dhe në infertilitet.

Insufiçenca primare ovariane mund të shkaktohet nga:

Anomalitë kromozomike – Disa çrregullime gjenetike shoqërohen me insuficiencë primare të vezoreve. Këto përfshijnë gjendjet në të cilat ka defekte të kromozomit X (një ose të dy) si përshembull në sindromin Turner apo sindromin X e brishtë.

Toksinat – Kimioterapia dhe terapia me rrezatim janë shkaqe të shpeshta. Këto terapi mund të dëmtojnë materialin gjenetik në qeliza. Toksina të tjera si tymi i cigares, kimikatet, pesticidet dhe viruset mund të përshpejtojnë proçesin.

Sëmundje autoimmune – Në këtë formë të rrallë, sistemi  imunitar prodhon antitrupa kundër indit ovarian.

Faktorë të panjohur – Shkaku i insufiçencës primare të vezoreve shpesh është i panjohur (idiopatik). Pavarësisht ekzaminimeve, nuk arrihet të gjendet shkaku. Raste të tilla mbeten sfida mjekësore si për diagnozë por edhe për trajtim.

Përveç faktorëve të mësipërm, ka edhe faktorë risku siç janë: mosha mbi 35-40 vjeç, të afërm me histori të ngjashme, kirurgji në vezore etj.

Ndërprerja e parakohshme e hormoneve femërore mund të rezultojë në depresion, infertilitet, rrezik të lartë për sëmundje zemre, probleme me kockat etj.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e insufiçencës së vezoreve?

Shenjat janë të ngjashme me ato të menopauzës. Femrat mund të përjetojnë cikle të çrregullta menstruale deri në ndërprerjen e plotë të tyre, afshe, ndjesi të nxehti, luhatje tensioni dhe luhatje peshe. Gjithashtu mund të kenë rënie të dëshirës seksuale, tharje vaginale, luhatje të humorit.

Është e rëndësishme identifikimi i hershëm i këtij proçesi me qellimin parandalimin dhe ndërhyrjen e shpejtë për të pakësuar shqetësimet klinike dhe pasojat afatgjatë.


Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin