Inkontinenca urinare

Inkontinenca urinare është urinimi i pavullnetshëm. Është një problem i zakonshëm që mendohet se prek miliona njerëz. Ndonëse mund t’i ndodhë kujtdo, urinimi i pavullnetshëm, e njohur edhe si fshikëza hiperaktive, është më e zakonshme tek njerëzit e moshuar, veçanërisht tek gratë. Çështjet e kontrollit të fshikëzës mund të jenë të sikletshme dhe t’i bëjnë njerëzit të shmangin aktivitetet e tyre normale.

Çfarë është inkontinenca urinare?

E vendosur në pjesën e poshtme të barkut, fshikëza e urinës është një organ, pjesë e sistemit urinar, i cili përfshin gjithashtu veshkat, ureterët dhe uretrën. Gjatë urinimit, muskujt në fshikëz kontraktohen për të realizuar procesin e urinimit. Në të njëjtën kohë, muskujt rreth uretrës relaksohen dhe e lënë urinën të kalojë jashtë trupit. Kur muskujt në dhe rreth fshikëzës nuk punojnë siç duhet, ndodh urinimi i pavullnetshëm ose inkontinenca urinare.

Ekzistojnë disa tipe të inkontinencës urinare:

  • Inkontinenca nga stresi– kur urina rrjedh në momentet kur fshikëza juaj është nën presion; për shembull, kur kolliteni ose qeshni
  • Inkontinenca urgjente – kur rrjedh urina ndërsa ndjeni një dëshirë të papritur dhe intensive për urinim, ose menjëherë më pas
  • Inkontinenca e tejmbushur (mbajtja kronike e urinës) – kur nuk jeni në gjendje të zbrazni plotësisht fshikëzën tuaj, gjë që shkakton rrjedhje të shpeshta
  • Inkontınenca totale – kur fshikëza juaj nuk mund të mbajë fare urinë, gjë që ju bën të urinoni vazhdimisht ose keni rrjedhje të shpeshta

Inkontinenca e përkohshme urinare

Disa pije, ushqime dhe medikamente mund të veprojnë si diuretikë – duke stimuluar fshikëzën tuaj dhe duke rritur volumin e urinës. Ato përfshijnë:

  • Alkooli
  • Kafeina
  • Pije të gazuara dhe ujë të gazuar
  • Ëmbëlsues artificialë
  • Çokollatë
  • Speca djegës
  • Ushqimet që janë të pasura me erëza, sheqer ose acid, veçanërisht agrumet
  • Medikamente për zemrën dhe presionin e gjakut, qetësues dhe relaksues të muskujve
  • Doza të mëdha të vitaminës C

Urinimi i pavullnetshëm gjithashtu mund të shkaktohet nga një situatë mjekësore lehtësisht e trajtueshme, si p.sh.

  • Infeksion të traktit urinar: Infeksionet mund të irritojnë fshikëzën tuaj, duke ju bërë të keni nxitje të forta për të urinuar dhe, ndonjëherë, mosmbajtje.
  • Kapsllëku: Rektumi ndodhet afër fshikëzës dhe inervohet nga të njëjtat nerva. Jashtëqitja e fortë dhe e ngjeshur në rektum bën që këto nerva të jenë tepër aktive dhe të rrisin frekuencën e urinimit.

Inkontinenca urinare e vazhdueshme

Urinimi i pavullnetshëm gjithashtu mund të jetë një gjendje e vazhdueshme e shkaktuar nga problemet ose ndryshimet themelore fizike, duke përfshirë:

  • Shtatzëninë: Ndryshimet hormonale dhe pesha e shtuar e fetusit mund të çojnë në inkontinencë stresi.
  • Lindja e fëmijës: Lindja vaginale mund të dobësojë muskujt e nevojshëm për kontrollin e fshikëzës dhe të dëmtojë nervat e fshikëzës dhe indet mbështetëse, duke çuar në një rënie (prolapsim) të dyshemesë së legenit. Me prolaps, fshikëza, mitra, rektumi ose zorra e hollë mund të shtyhen nga pozicioni i zakonshëm dhe të dalin në vaginë. Të tilla zgjatime mund të shoqërohen me inkontinencë.
  • Ndryshimet me moshën: Plakja e muskujve të fshikëzës mund të ulë kapacitetin e fshikëzës për të mbajtur urinën. Gjithashtu, kontraktimet e pavullnetshme të fshikëzës bëhen më të shpeshta me rritjen e moshës.
  • Menopauza: Pas menopauzës, gratë prodhojnë më pak estrogjen, një hormon që ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të shtresës së brendshme të fshikëzës dhe uretrës. Përkeqësimi i funksionit të këtyre indeve mund të përkeqësojë inkontinencën urinare.
  • Prostata e zmadhuar: Sidomos te meshkujt e moshuar, inkontinenca urinare shpesh vjen nga zmadhimi i gjëndrës së prostatës.
  • Kanceri i prostatës: Tek meshkujt, inkotinenca urinare mund të jetë një shenjë e kancerit të prostatës.
  • Obstruksion: Një tumor kudo përgjatë traktit urinar mund të bllokojë rrjedhën normale të urinës, duke çuar në inkontinencë të tejmbushur. Kalkulozat renale – masa të forta guri që formohen në fshikëz – ndonjëherë shkaktojnë rrjedhje të urinës.
  • Çrregullime neurologjike: Skleroza multiple, sëmundja e Parkinsonit, aksidentet cerebrovaskulare, një tumor cerebral ose një dëmtim i shtyllës kurrizore mund të ndërhyjnë në sinjalet nervore të përfshira në kontrollin e fshikëzës, duke shkaktuar inkontinencë urinare.

Cilat janë simptomat e inkontinencës urinare?

Simptoma kryesore e inkontinencës urinare është rrjedhja e urinës. Kjo mund të jetë një rrjedhje e vazhdueshme e urinës ose një episod i rastësishëm rrjedhjeje.

Ju mund të keni rrjedhje të urinës kur:

  • Bëni aktivitet fizik.
  • Kolliteni.
  • Qeshni.
  • Teshtini.
  • Keni një dëshirë për të urinuar, por nuk mund të arrini në tualet në kohë.
  • Duhet të ngrihesh në mes të natës për të urinuar (nokturia)

Cilët janë faktorët që ndikojnë në inkontinencën urinare?

Faktorët që rrisin rrezikun e zhvillimit të inkontinencës urinare përfshijnë:

  • Gjinia: Gratë kanë më shumë gjasa të kenë inkontinencë stresi. Shtatzënia, lindja e fëmijëve, menopauza dhe anatomia normale e femrës rrisin riskun për inkontinencë. Megjithatë, meshkujt që kanë probleme me gjëndrën e prostatës janë në rrezik të shtuar gjithashtu.
  • Mosha: Ndërsa rriteni, muskujt në fshikëzën tuaj dhe uretër humbasin një pjesë të forcës së tyre. Ndryshimet me moshën zvogëlojnë sasinë e fshikëzës suaj dhe rrisin shanset e urinimit të pavullnetshëm.
  • Obeziteti: Pesha e tepërt rrit presionin në fshikëzën tuaj dhe muskujt përreth, gjë që i dobëson ato dhe lejon që urina të rrjedhë kur kolliteni ose teshtitni.
  • Pirja e duhanit: Përdorimi i duhanit mund të rrisë rrezikun e inkontinencës urinare.
  • Historia familjare: Nëse një anëtar i familjes ka inkontinencë urinare, veçanërisht inkontinencë urgjente, rreziku juaj për të zhvilluar këtë gjendje është më i lartë.
  • Disa sëmundje: Sëmundja neurologjike ose diabeti mund të rrisë rrezikun e mosmbajtjes.

Trajtimi dhe menaxhimi i inkontinencës urinare

Sot, ka shumë trajtime dhe mënyra për të menaxhuar inkontinencën urinare. Zgjedhja e trajtimit varet nga shkaku i inkontinecës, sa grada e simptomave dhe çfarë i përshtatet më mirë stilit tuaj të jetesës. Si rregull i përgjithshëm, së pari duhen provuar trajtimet më të thjeshta dhe më të sigurta.

Një kombinim i trajtimeve mund t’ju ndihmojë të kontrolloni më mirë fshikëzën tuaj.

Trajnim për kontrollin e fshikëzës

  • Ushtrimet e muskujve të legenit (të njohura edhe si ushtrimet Kegel) forcojnë muskujt që mbështesin fshikëzën, gjë që mund t’ju ndihmojë të mbani urinën në fshikëzën tuaj dhe të shmangni rrjedhjet.
  • Shtypja e urgjencës ndihmon në kontrollin e nxitjeve të forta për të urinuar në mënyrë që të mund të shkoni në tualet në kohë. Për shembull, mund të përpiqeni të shpërqendroni veten për të ndihmuar që të mos keni nevojë të urinoni, të merrni frymë të gjata relaksuese, të qëndroni të palëvizur dhe të shtrëngoni muskujt e dyshemesë së legenit.
  • Zbrazja me kohë përdoret për të ndihmuar në kontrollin e fshikëzës tuaj përmes caktimit të kohës për të urinuar. Për shembull, mund të vendosni një plan për të urinuar çdo orë. Me kalimin e kohës, mund të zgjasni ngadalë kohën midis pushimeve të tualetit.

Trajtimet mjekësore

  • Mund të përshkrujen barna nga mjeku, por duhet të kemi kujdes në përdorimin e tyre sepse disa medikamente për fshikëzën hiperaktive janë shoqëruar me një rrezik më të lartë të dëmtimit konjiktiv te të rriturit mbi 65 vjeç.
  • Kremi vaginal me estrogjen mund të ndihmojë në lehtësimin e inkontinencës. Një dozë e ulët e kremit të estrogjenit aplikohet drejtpërdrejt në muret vaginale dhe në indet e uretrës.
  • Agjentët përforcues mund të përdoren për të ndihmuar në mbylljen e hapjes së fshikëzës. Mjekët mund të injektojnë një xhel ose pastë që trashë zonën rreth uretrës. Kjo mund të zvogëlojë inkontinencën urinare, por mund të duhet të përsëritet.
  • Pajisjet mjekësore mund të përdoren gjithashtu për të menaxhuar mosmbajtjen e urinës, të tilla si një kateter urinar që largon urinën nga fshikëza juaj; një insert uretral që ndihmon në parandalimin e rrjedhjeve; dhe një unazë vaginale që ofron presion për të pakësuar rrjedhjet.
  • Biofeedback përdor sensorë për t’ju bërë të vetëdijshëm për sinjalet nga trupi juaj. Kjo mund t’ju ndihmojë të rifitoni kontrollin mbi muskujt në fshikëzën tuaj dhe uretrën.
  • Stimulimi elektrik nervor dërgon rryma të lehta elektrike te nervat rreth fshikëzës që ndihmojnë në kontrollin e urinimit dhe reflekseve të fshikëzës suaj.
  • Operacioni ndonjëherë mund të përmirësojë ose kurojë inkontinencën nëse shkaktohet nga një ndryshim në pozicionin e fshikëzës ose bllokimi për shkak të një prostate të zmadhuar.

Ndryshimet e stilit të jetesës

Ndryshimi i stilit të jetesës mund të ndihmojë me problemet e fshikëzës. Humbja e peshës, lënia e duhanit, thënia “jo” alkoolit, zgjedhja e ujit në vend të pijeve të tjera dhe kufizimi i pijeve para gjumit mund të ndihmojnë me disa probleme të fshikëzës. Parandalimi i kapsllëkut dhe shmangia e ngritjes së objekteve të rënda mund të ndihmojnë gjithashtu me inkontinencën urinare.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin