Kancer gjiri - Enhertu

Fam-trastuzumab deruxtecan-nxki (T-DXd) ngadalëson progresin e sëmundjes në pacientët me kancer metastatik të gjirit HR-pozitiv, HER2-i ulët ose HER2-i ultra i ulët që kanë bërë progres pas terapisë endokrine, sipas të dhënave të studimit të fazës III – DESTINY-Breast06. Rezultatet e studimit u prezantuan nga Giuseppe Curigliano në ASCO 2024.

Rreth DESTINY-Breast06

Ky studim ka përfshirë 866 pacientë me kancer metastatik të gjirit HER2-i ulët (713 pjesëmarrës) ose HER2-i ultrai ulët (153 pjesëmarrës).

Kancer gjiri HER2-i ulët u klasifikuan ato tumore me vlerë të HER2 në imunohistokimi (IHC) 1+ ose 2+, ndërsa kancer gjiri HER2- ultra i ulët kishin shprehje të HER2 në IHC më të madhe se 0 por më të vogël se 1+.

Të gjithë pjesëmarrësit në studim kishin marrë të paktën një terapi të mëparshme endokrine, dhe pothuajse të gjithë pjesëmarrësit (90.4%) kishin marrë gjithashtu terapi të targetuar me inhibitor të CDK4/6. Pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe rastësore, për të marrë ose T-DXd (n = 436) ose kimioterapi sipas zgjedhjes së mjekut (n = 430, të cilët morën ose capecitabine, nab-paclitaxel, ose paclitaxel).

Gjetjet Kryesore

Për pacientët me kancer gjiriHER2-i ulët, mbijetesa e lirë nga progresi ishte 13.2 muaj për ata që morën T-DXd kundrejt 8.1 muaj për ata që morën kimioterapi. Rezultate të ngjashme u panë edhe në grupin e pacientëve me kancer HER2-i ultra i ulët. Në përgjithësi, pacientët me kancer HER2- të ulët që morën T-DXd kishin 38% më pak gjasa që kanceri i tyre të rritet ose të përhapet krahasuar me ata që morën kimioterapi.

Për pacientët me kancer gjiri HER2 të ulët, përgjigja nga trajtimi ishte 56.5% në grupin e trajtuar me T-DXd kundrejt 32.3% në grupin e trajtuar me kimioterapi. Në pacientët me kancer HER2-i ultra i ulët, përgjigja nga trajtimi u dyfishua në grupin e trajtuar me T-DXd krahasuar me grupin e trajtuar me kimioterapi—61.8% kundrejt 26.3%, përkatësisht.

Efektet anësore serioze ishin më të shpeshta në grupin e T-DXd, me rreth 41% të pjesëmarrësve kundrejt rreth 31% të atyre që morën kimioterapi.

Sëmundja intersticiale e mushkërive (ILD), një efekt anësor i njohur i T-DXd, ndodhi në rreth 11% të pjesëmarrësve që morën trajtimin. Në përgjithëse ILD nuk ishte serioze për shumicën e pjesëmarrësve; megjithatë, rreth 5% e pjesëmarrësve ndërprenë trajtimin për shkak të ILD, dhe tre humbën jetën si pasojë e tij. Efekti anësor më i zakonshëm që çoi në uljen e dozës së T-DXd ishte nauzeja (që ndodhi në 4.4% të pjesëmarrësve).

“Këto rezultate përfaqësojnë gjithashtu një ndryshim të mundshëm në mënyrën se si klasifikojmë dhe trajtojmë kancerin metastatik të gjirit, pasi mund të kemi mundësinë të përdorim T-DXd më herët në trajtimin e kancerit metastatik HR-pozitiv dhe të zgjerojmë përdorimin e T-DXd në pacientë të rinj me kancer metastatik që më parë nuk kanë mundur të përfitojnë nga një terapi e targetuar pas terapisë endokrine,”

Dr. Curigliano, Universiteti i Milanos dhe Instituti Evropian i Onkologjisë.

Hapat e Ardhshëm

Pacientët e përfshirë në studim do të ndiqen për të vlerësuar rezultatet e mbijetesës së përgjithshme (OS).

Këto të dhëna sugjerojnë që T-DXd mund të bëhet një opsion trajtimi për një pjesë të pacientëve me kancer metastatik HR+ pas progresit nën terapinë endokrine. Është e rëndësishme të theksohet megjithatë, se T-DXd rezultoi në toksicitete më serioze krahasuar me kimioterapinë konvencionale, dhe mund të mos jetë zgjedhja e duhur për çdo pacient.

Studimi DESTINY-Breast06

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer pankreasi Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Letrozole Lifestyle Limfoma Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke sheqer Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin