Testet molekulare ne kancerin e mushkerise

Në sajë të një projekti, të mbështetur nga një grup ndërkombëtar i kompanive më të mëdha farmaceutike në botë, në bashkëpunim me shoqatën Gratë Kundër Kancerit të Gjirit në Evropë (WALCE), tashmë testet molekulare të kryera me metodën NGS për kancerin e mushkërisë janë të mundura të kryhen edhe në Shqipëri, PA PAGESË.

Mjekësia preçize ka treguar një potencial të rëndësishëm në përmirësimin e efekteve të trajtimit në kancerin e mushkërisë.

Sipas Shoqatës Ndërkombëtare për Studimin e Kancerit të Mushkërisë (IASLC), më shumë se gjysma e pacientëve me kancer mushkërie kanë tumore që mbartin mutacione që nxisin rritjen dhe zhvillimin e tumorit. Terapitë e drejtuara kundër këtyre mutacioneve, si ALK, EGFR; HER2, RET; KRAS dhe BRAF, tashmë dominojnë trajtimin e kancerit të mushkërisë. Përdorimi i këtyre terapive të targetuara rrit ndjeshëm mbijetesën në krahasim me trajtimin me kimioterapi.

Për këtë arsye udhëzuesit aktualë të trajtimit të kancerit të mushkërisë thonë se çdo pacient me kancer të avancuar të mushkërisë, duhet të kryejë testet molekulare me anë të metodave të sekuencionimit të gjeneratës së ardhshme (NGS) për të identifikuar tumoret që mund të trajtohen me terapi të targetuara.

Megjithatw, në praktikën e përditshme në Shqipëri, testimi molekular deri tani nuk ka qenë i mundshëm për të gjithë pacientët, për shkak të kostove të larta të papërballueshme nga të ardhurat mesatare të shqiptarëve.

Por në kohën kur kanceri i mushkërisë është një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik, projektet inovative janë shpesh herë shpresa e pacientëve dhe mjekëve. Në sajë të një projekti, të mbështetur nga një grup ndërkombëtar i kompanive më të mëdha farmaceutike në botë, në bashkëpunim me shoqatën Gratë Kundër Kancerit të Gjirit në Evropë (WALCE), tashmë testet molekulare të kryera me metodën NGS janë të mundura të kryhen edhe në Shqipëri, PA PAGESË.

Përdorimi i terapive të targetuara rrit ndjeshëm jetëgjatësinë e pacientëve të trajtuar me to, por mjekët nuk mund të rekomandojnë këto trajtime nëse nuk dinë se çfarë mutacionesh të targetojnë. Për këtë arsye kryerja e këtyre testeve molekulare është thelbësore për identifikuar pacientët që do të përfitonin këto terapi.

Nëse nuk testojmë, nuk trajtojmë siç duhet

Disa vite më parë, opsionet e vetme për trajtimin e kancerit të mushkërisë ishin kimioterapia për pacientët me sëmundje metastatike dhe kirurgjia shoqëruar me rrezatim për stadet më të hershme të sëmundjes. Vala e parë e ndryshimit erdhi me zbulimin e inhibitorëve të EGFR, që rezultoi revolucionar në trajtimin e kancerit të mushkërisë. U pa se, 10% e pacientëve me kancer mushkërie që mbartnin këtë mutacion në tumor dhe trajtoheshin me barna anti-EGFR, kishin përgjigje thuajse të menjëhershme nga trajtimi dhe të zgjatur në kohë. Por, nëse nuk teston tumorin për të identifikuar mutacionin, nuk mund të trajtosh me këto barna dhe në shumë raste këto tumore janë shumë agresive dhe përgjigjen më pak ndaj kimioterapisë.  

Hapi i radhës në evolucionin e terapive të targetuara kundër kancerit të mushkërisë ishte zbulimi i ALK. Edhe pse prezent në vetëm 5% të tumoreve të mushkërisë, ky mutacion mund të targetohet me një sërë barnash të inovative, shumë më efikase se kimioterapia.

Në vitet që pasuan lista e mutacioneve në tumor, të targetueshme me barna u shtua ndjeshëm me ROS, HER2, RET; KRAS, BRAF etj. (Fig 1)

Testet molekuare ne kancerin e mushkerise

Kërkimet vazhdojnë me ritëm shumë dinamik për zbulim të opsioneve të reja të trajtimit të kancerit të mushkërisë, dhe tashmë mundësia për testim të tumorit me metoda bashkëkohore i ofrohet edhe çdo pacienti me kancer mushkërie në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin