Kanceri i qafes se mitres - atezolizumab + bevacizumab

Të dhënat e publikuara së fundmi në ESMO konfirmuan rëndësinë e inhibitorëve të checkpoint dhe VEGF në trajtimin e kancerit metastatik të qafës së mitrës.

Studimi i fazës III BEATcc tregoi benefitin që sjellë kombinimi i atezolizumabit me bevacizumabin dhe kimioterapinë si trajtim i linjës së parë në kancerin metastatik ose rekurrent te qafës së mitrës.

Në këtë studim, pacientët u ndanë në mënyrë rastësore në dy grupe. Grupi i parë përfshinte pacientë të trajtuar me atezolizumab + bevacizumab + kimioterapi (N:206), ndërsa grupi i dytë përfshinte pacientë të trajtuar me bevacizumab + kimioterapi + placebo (N:204). Dy qëllimet kryesore të studimit ishin vlerësimi i mbijetesës së lirë nga progresi (PFS) dhe i mbijetesës së përgjithshme (OS). Nga rezultatet u vu re se, si PFS edhe OS ishin të përmirësuara në grupin e pacientëve të tratjuar me atezolizumab + bevacizumab + kimioterapi (PFS [HR] 0.62; 95% [CI] 0.49–0.78; p<0.0001 dhe OS; HR 0.68; 95% CI 0.52–0.88; p=0.0046).

Për pacientët në grupin e atezolizumabit, OS ishte 32.1 muaj me përgjigje objektive (ORR) në 84% të rasteve krahasuar me 22.8 muaj dhe ORR 72% në grupin e trajtuar me placebo. Efektet anësore të gradës ≥3 u raportuan në 79% të pacientëve të trajtuar me atezolizumab dhe 75% të pacientëve të trajtuar me placebo.

Në vitet e fundit, trajtimi i kancerit të qafës së mitrës është përmirësuar me shtimin e e terapive të reja si bevacizumabi (studimi GOG 240) dhe pembrolizumabi (studimi KEYNOTE-826), duke sjellë thuajse dyfishim të mbijetesës së përgjithshme.

BEATcc është një studim i rëndësishëm i cili konfirmon rëndësinë e shtimit në trajtimin e kancerit metastatik të qafës së mitrës edhe inhbitorët e checkpoint, përvec bevacizumabit.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna