Enfortumab vedotin

Pavarësisht trajtimit me kimioterapi dhe imunoterapi, mbijetesa e pacientëve me kancer të vezikës urinare është ende shumë e ulët. Ndaj, nevoja për zbulim të barnave të reja apo kombinimit te barnave për këtë grup pacientësh ka qenë një nevojë emergjente.

Në kongresin europian te onkologjise te mbajtur ne Madrid nga data 20-24 Tetor, organizuar nga Shoqata Europiane e Onkologjise (ESMO), u prezantuan rezultatet e studimit të fazës 3, që përfshiu pacientë me kancer metastatik urotelial te pa trajtuar më parë.

Studimi EV-302/KEYNOTE-A39 ka vlerësuar kombinimin e antitrupit të konjuguar me barna (ADC), të quajtur enfortumab vedotin (EV) me pembrolizumabin. Studimi ka treguar dyfishim të mbijetesës së lirë nga sëmundja (PFS), 12.5 muaj në grupin e trajtuar me kombinimin EV + Pembrolizumab krahasuar me 6.3 muaj në grupin e trajtuar me kimioterapi (cisplatin ose carboplatin + gemcitabine), ([HR] 0.45; 95% [CI] 0.38–0.54; p<0.00001). Studimi ka treguar gjithashtu dyfishim të mbijetesës së përgjithshme (OS) në pacientët e trajtuar me kombinimin me ADC (31.5 muaj krahasuar me 16.1 muaj; HR 0.47; 95% CI 0.38–0.58; p<0.00001).

Efektet anësore të gradës 3 më të shpeshta në pacientët e trajtuar me kombinimin EV + Pembrolizumab ishin reaksione te lëkurës (15.5%), neuropati periferike (6.8%) dhe hiperglicemia (6.1%).

Rezultatet e këtij studimi janë pritur për më shumë se dy dekada, ndërkohë që opsioni më i mirë i trajtimit për këta pacientë ka qenë kimioterapia e bazuar në platine, me pak përfitime në mbijetesë.

Studim tjetër i rëndësishëm për trajtimin e pacientëve me kancer urotelial ishte ai i CheckMate 901. Ky studim i fazës 3 tregoi impakt në mbijetesën e përgjitshme në pacientët e trajtuar me kombinimin nivolumab dhe kimioterapi. Shtimi i nivolumabit në skemën e kimioterapisë gemcitabine + cisplatin ka rritur mbijetesën e përgjithshme (OS) (nga 18.9 muaj në 21.7 muaj; HR 0.78; 95% CI 0.63–0.96; p=0.0171).

Ky është studimi i parë që ka terguar një përmirësim në mbijetesën e pergjithshme (OS) pas kombinimit të imunoterapisë me kimioterapi në pacientët me kancer të vezikës urinare. Dy studimet e mëparshme që vlerësuan atezolizumabin (Imvigor130) dhe pembrolizumabin (KEYNOTE-361) për te njëjtin indikacion, nuk arritën të tregonin përfitim në mbijetesë të përgjitshme. Është e rëndësishme të theksohet se studimi CheckMate 901 ka përodur cisplatin në skemën e kimioterapise, ndërsa në studimet Imvigor130 dhe KEYNOTE-361 mund të zgjidhej ndërmjet cisplatinës dhe carboplatinës. Sensitiviteti ndaj cisplatinës përkundrejt carboplatinës mund të jetë një ndër shpjegimet e dështimit të studimeve të mëparshme mbi kombinimin e kimioterapise me imunoterapinë.

Të dy studimet e prezantuara do të sjellin një ndryshim rrënjësor në standardin e trajtimit të kancerit metastatik të vezikës urinare. Trajtimi në fushën e kancerit urotelial po ndryshon me ritëm të shpejtë, duke u përkthyer në mbijetesë të shtuar për këta pacientë.

Studime të tjera klinike janë duke u kryer në vazhdim, si studimi i fazës III NILE, që po vlerëson 3 trajtime të ndryshme: durvalumab në kombinim me kimioterapinë krahasuar me durvalumab + tremelimumab + kimioterapi krahasuar me kimioterapi në monoterapi, rezultatet e të cilit po priten me padurim.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin