Rëndësia e mutacionit germinal BRCA1/2 në trajtimin e kancerit të hershëm të gjirit

Rreth 5% e grave me kancer gjiri mbartin mutacionin germinal të BRCA1/2 (gBRCAm). Frekuenca e mutacionit shkon deri ne 20% në gratë me kancer gjiri trefish negativ (TNBC). Identifikimi i gBRCAm në kancerin e hershëm të gjirit është shumë i rëndësishëm pasi mund të na tregojë për opsione më preçize të trajtimit.

Në përgjithësi, identifikimi i gBRCAm ka luajtur një rol në përcaktimin e riskut për zhvillim të kancerit të gjirit. Por, së fundmi, testimi për këto mutacione na jep informacion të rëndësishëm edhe mbi trajtimin me frenues të PARP.

Cila është rëndësia klinike?

Studimi OlympiA, i cili ka përfshirë 1836 pacientë me kancer të hershëm gjiri me gBRCAm, HR+ ose HR-, HER2-, ka treguar se trajtimi adjuvant me olaparib 300mg 2 x dite sjelle një përmirësim më 8.8% në mbijetesën e lirë nga sëmundja (DFS), pa efekte të rëndësishme anësore. Mbi të dhënat e këtij studimi, olaparibi është aprovuar në trajtimin e pacientëve me gBRCAm, me 4 limfonoduj metastatik, shoqëruar me trajtim hormonal.

Cilët pacientë duhet të testohen për gBRCAm?

Paneli për mutacione germinale për kancerin e gjirit duhet të jetë i plotë, në mënyrë që të përfshijë jo vetëm mutacionet në gjenet BRCA.

Ndër mutacionet e tjera të përfshira duhet të jenë edhe ato në gjenet ATM, PALB2 dhe CHEK2, që nuk kanë implikim mbi trajtimin por tregojnë për riskun për zhvillim të kancerit të gjirit, ovarit dhe lloje të tjerë të kancerit. Gratë me mutacion ATM ose CHEK2 kanë rreth 20% risk të shtuar për zhvillim të kancerit të gjirit, çka ndikon në mënyrën e depistimit për kancer gjiri, duke shtuar kontrollin vjetor të gjirit me MRI. Gjithashtu, mbartësit e këtyre mutacioneve kanë risk të shtuar edhe për kancer të kolonit dhe të të pankreasit.

Kriteret për përzgjedhje të grave për testim gjenetik janë kontroverse dhe kryesisht kombinojnë historinë personale dhe familjare për kancer me karakteristika biologjike të tumorit. Por, pacientët qe duhet të testohen gjithmonë për mutacione germianle, janë ato me kancer gjiri trefish negtiv (TNBC), gratë nën moshën 50 vjeç dhe të gjithe burrat me kancer gjiri.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin