Terapia hormonale ne kancerin e gjirit - efektet anesore

Gratë nën trajtim hormonal për kancer gjiri, përjetojnë një sërë efektesh anësore që ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre.

Ndër efektet anësore më të shpeshta që shfaqen në fazat e para të trajtimit janë afshet e nxehta dhe simptoma të ngjashme me ato të menopauzës si tharje vaginale dhe çrregullim të humorit. Ka disa mënyra për të adresuar këto shqetësime, ndaj është e rëndësishme që mjeku dhe pacienti të kenë një qasje proaktive për parandalimin e tyre ose për menaxhimin e tyre kur efektet shfaqen.

Një tjetër efekt anësor që shfaqet më vonë, i lidhur me supresionin ovarian është ndikimi në shëndetin e kocave dhe sistemin kardiovaskular. Për këtë arsye rekomandohet ndjekja e pacienteve me densitometri kockore, si dhe rekomandohet suplementimi me vitaminë D, veçanërisht nëse rezulton mungesë në analizën e gjakut.

Një vëmendje e veçantë duhet kushtuar edhe sferës psikosociale, e cila jo vetëm që ndikon mirë-qenien e tyre të përditshme, por ndikon edhe rezultatet e trajtimit. Nëse gratë nuk po e tolerojnë mirë trajtimin, ose nuk janë mirë emocionalisht, kjo gjendje mund të ndikojë në mos marrjen siç duhet te mjekimit, e për rrjedhojnë do të ndikojë në rezultatet e trajtimit.

Ndaj është e rëndësishme të flitet për këto shqetësime me pacinetet nën trajtim hormonal adjuvant për kancer gjiri, në mënyrë që të maksimozohen efektet e trajtimit dhe përmirësohet cilësia e jetës.

Shëndeti seksual në gratë nën trajtim hormonal për kancer gjiri

Për shumë gra nën trajtim hormonal për kancerin e gjirit, problemet e shëndetit seksual janë shumë të shprehura. Ndër shqetësimet kryesore mund të jenë rënia e libidos dhe tharja vaginale që shpesh shfaqen së bashku.

Gjithashtu, gratë shfaqin afshe të nxehti të cilat shpesh çojnë në pagjumësi e për rrjedhojë në lodhje e ndikim në shëndetin seksual.

Për tharjen vaginale zakonisht rekomandohen lubrifikantë, ndërsa për afshet e të nxehtit barna si venlafaxina dhe gabapentina. Përsa i përket rënies së libidos, është parë që aktiviteti fizik dhe këshillimi me psikolog mund të ndihmojë në përmirësim.

Është e rëndësishme që problematikat që shfaqin gratë në periudhën e terapisë endokrine për trajtimin e kancerit të gjirit të trajtohen me një qasje multifaktoriale, pasi shpesh efektet anësore janë një ndërlidhje e shqetësimeve fizike dhe atyre psikosociale.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer pankreasi Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Letrozole Lifestyle Limfoma Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke sheqer Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin