Nodujt e tiroides janë deformime (rritje) të pazakonta të qelizave në gjëndrën tiroide.

Më shumë se 90% e nodujve të zbuluara tek të rriturit janë jo kanceroze (beninje), por ato mund të përfaqësojnë kancerin e tiroides deri në 10% të rasteve (2-3 ne 20 raste). Edhe pse shumica e nodujve të tiroides nuk janë kancer, ato ndonjëherë mund të jenë shenjë dhe/ose të shkaktojnë sëmundje të tiroides.

Çdokush mund të ketë nodujt në tiroide, duke përfshirë fëmijët dhe të rriturit. Megjithatë, ato janë rreth katër herë më të zakonshme tek femrat sesa tek meshkujt. Ato gjithashtu ndodhin më shpesh te njerëzit që jetojnë në vende ku ushqimi nuk është i pasuruar me jod.

Faktorë të tjerë që çojnë në një rrezik të shtuar për noduj të tiroides përfshijnë: histori rrezatimi të qafës, histori familjare pozitive për noduj, rritja e moshës, anemia nga mungesa e hekurit, pirja e duhanit, obeziteti, konsumimi i alkoolit etj.

Format e nodujve

Nodujt mund të shfaqen në forma të ndryshme, duke përfshirë:

Nodujt koloidale: Këto janë një ose më shumë rritje të indeve normale të tiroides. Këto rritje nuk janë kancer (beninje). Janë lloji më i zakonshëm i nodujve të tiroides.

Kistet e tiroides: Këto janë rritje që janë të mbushura me lëng. Nodujt cistike paraqesin një rrezik të ulët për kancer (malinjitet) dhe monitorohen ose merren agoaspirat nëse janë të mëdha dhe në rritje.

Nodujt inflamatore: Këto noduj zhvillohen si rezultat i inflamacionit afatgjatë të gjëndrës. Këto rritje mund të shkaktojnë ose jo dhimbje.

Gusha (Struma) multinodulare: Ndonjëherë një tiroide e zmadhuar (struma) përbëhet nga shumë noduj (të cilat zakonisht janë beninje).

Nodujt hiperfunksionant të tiroides: Këto noduj prodhojnë hormon shtesë të tiroides, i cili mund të çojë në zhvillimin e hipertiroidizmit.

Kanceri i tiroides: Kanceri është shqetësimi më i madh kur krijohen nodujt e tiroides. Ai zhvillohet nga transformimi malinj i qelizave të tiroides. Zakonisht gjendet në më pak se 10% të të gjitha nodujve të tiroides.

Fig. Disa variante të nodujve të parë ndërmjet ekografise

Shumica e nodujve të tiroides nuk shkaktojnë simptoma. Megjithatë, në varësi të pozicionit dhe madhësisë mund të bëhen të dukshme ose të japin shqetësime si probleme me gëlltitjen ose frymëmarrjen, ngjirje zëri, dhimbje në pjesën e përparme të qafës.

Nodujt hiperfunksionant të tiroides mund të çojnë në mbiprodhim të hormoneve duke shkaktuar hipertiroidizëm. Më rallë patologjitë nodulare mund të shoqërohen me hipotiroidizëm (nivele të ulëta të hormoneve). Përveç bilancit hormonal, ekografia përbën një nga vlerësimet fillestare të nodujve të tiroides.

Çdo nodul duhet të vlerësohet si për funksionin ashtu edhe për strukturën nga mjeku specialist.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna