Si menaxhohet Insufiçenca Primare e Vezoreve? Shumica e grave kanë pak ose aspak shenja të pamjaftueshmërisë primare të vezoreve. Ato mund të dyshojnë për gjendjen nëse kanë perioda të çrregullta ose probleme me koncepsionin. Diagnoza zakonisht përfshin një ekzaminim fizik dhe historik të detajuar. Ato pyeten në lidhje me ciklin menstrual, ekspozimin ndaj toksinave, të tilla si kimioterapia ose terapia me rrezatim, dhe operacionet e mëparshme ovariane. Po ashtu kanë rëndësi prania e faktorëve të tjerë të riskut.
Përtej historikut, rekomandohen disa teste:
Një test shtatzënie kontrollon për një shtatzëni të papritur nëse jeni në moshë riprodhuese dhe keni humbur një periodë.
Nivelet e hormoneve – Matja e hormonit stimulues të folikulit (FSH), estradiolit, hormonit që stimulon prodhimin e qumështit të gjirit (prolaktinë). Si dhe, në varësi të situatës rekomandohen nivele të tjera hormonale siç mund të jenë hormonet e tiroides, kortizoli, androgjenët etj.
Testet gjenetike – rekomandohen kur dyshohet në lidhe me mutacione kromozomike. Zakonisht format mozaik (jo të plota) mund të kalojnë pa u kapur deri në moshë të madhe ku zhvillojnë insufiçencën.
Hapat e trajtimit
Duke qenë se problemi kryesor lidhet me mungesën hormonale dhe rrezikun për inferitlitet, trajtimi fokusohet te zvendësimi korrekt hormonal.
Terapia me estrogjen – Terapia me estrogjen mund të ndihmojë në parandalimin e osteoporozës, si dhe në lehtësimin e simptomave të tjera ‘menoapauzale’. Në moshat e reja preferohet kombinimi estrogjen/progresteron për të ruajtur funksionin e mitrës dhe për të parandaluar rrezikun për transformim malinj të endometriumit nga estrogjeni vetëm.
Tek gratë e moshuara, terapia afatgjatë me estrogjen plus progestin është lidhur me një rrezik në rritje të sëmundjeve të zemrës dhe kancerit të gjirit. Megjithatë, te femrat e reja përfitimet e terapisë hormonale tejkalojnë rreziqet e mundshme.
Suplementet e kalciumit dhe vitaminës D – janë të rëndësishme për parandalimin e osteoporoses. Së bashku me të duhet të ndiqet struktura kockore me ekzaminimin e densitometrisë kockore.
Në lidhje me fertilitetin, terapia hormonale nuk e siguron atë. Rekomandimet lidhen me fertilizimin in vitro (IVF) me dhurues vezësh.
Diagnoza mund të jetë emocionalisht e vështirë. Shumë i rëndësishëm është një mjedis mbështetës familjar dhe social. Po ashtu i rëndësishëm është edhe ndjekja e rregullt për terapinë mbështetëse hormonale dhe jo vetëm.
- FDA aprovon kombinimin e ri në trajtimin e kancerit të gjirit

- Depistimi për kancerin e gjirit, i bazuar në riskun individual – po aq efektiv sa depistimi i përvitshëm

- Epoka e re e trajtimit të kancerit të gjirit metastatik HR-pozitiv

- Si ndihmon vlerësimi geriatrik në trajtimin e kancerit te të moshuarit

- Faktorët e riskut për kancerin e mushkërive: Jo vetëm duhani

- Atezolizumab me ctDNA: Drejt personalizimit të imunoterapisë në trajtimin e kancerit të vezikës








Lini një koment