Edemat periferike jane ënjtje e këmbëve ose duarve . Shkaku mund të jetë i thjeshtë, si për shembull të rrish ulur për shumë kohë në aeroplan ose të qëndrosh shumë gjatë në këmbë, por mund të shkaktohet edhe nga semundje më serioze.
Është e zakonshme në të moshuarit dhe gratë shtatzëna, por mund të ndodhë te çdo kush e në çdo moshë.
Edema ndodh kur diçka prish ekuilibrin e zakonshëm të lëngjeve në qelizat tuaja. Si pasojë, në indet tuaja grumbullohet një sasi jonormale lëngjesh (ne hapësiren intersticiale). Graviteti e tërheq lëngun poshtë në këmbë.
Çfarë i shkakton edemat periferike?
Edema periferike ka një shumëllojshmëri të gjerë shkaqesh. Shkaqet e përkohshme të edemës mund të jenë:
- Dëmtime traumatike
- Qendrimi ulur ose në këmbë shumë gjatë
- Shtatzënia
- Ndryshime hormonale
- Marrja e tepërt e kripës
Edema periferike mund të jetë një efekt anësor i shumë ilaçeve. Barnat që mund të shkaktojnë edemë periferike përfshijnë:
- Ilaçe për tensionin e lartë të gjakut
- Kortikosteroide
- Barnat anti-inflamatore josteroide (NSAIDs)
- Hormonet, si estrogjeni dhe testosteroni
- Opioidet
- Bllokuesit e kanaleve të kalciumit
- Ilaçe për diabetin
- Antikonvulsiante
- Antidepresantë
- Inhibitorë të pompës së protonit, PPI
- Voriconazole (Vfend), një antifungal
Cilat sëmundje lidhen me edemën
Në shumë raste edemat periferike mund të jenë simptomë e disa sëmundjeve. Ndër to përfshihen:
- Insuficienca venoze
- Trombozat (Mpiksjet gjaku)
- Semundja renale kronike
- Infarkti i zemrës
- Perikarditi
- Preeclampsia
- Cirrhoza hepatike
- Hipertension pulmonar
- Limfedema
- Lipedema
- Inflamacioni si pasojë e artritit, bursitit, guta ose cysti i Bakerit mund të shkaktojnë ënjtje të këmbëve.
- Celuliti
- Kequshqyerja
- Kanceri dhe trajtimet kundër kancerit
- Apnea e gjumit
- Sindroma Cushing
- Sëmundja Graves
- Sarkomi Kaposi
- Obeziteti
- Alergjite
Si trajtohen edemat periferike?
Trajtimi për edemën periferike varet nga shkaktari i saj. Nëse është e pranishme një sëmundje e brendshme, trajtimi i edemës bëhet duke trajtuar sëmundjen bazë.
Për edema të shkaktuara nga stili i jetesës ose shkaqe të përkohshme, ekzistojnë disa mënyra për t`i lehtësuar ato:
- Ngriji këmbët (ose krahët) mbi nivelin e zemrës disa herë në ditë.
- Fli me jastëk nën këmbë natën.
- Fizkulturë.
- Nëse të duhet të ulesh ose të qëndrosh shumë në këmbë, merr pushim për të lëvizur.
- Vishni çorape kompresive në këmbët e enjtura, por të rekomanduara nga mjeku.
- Pakëso sasinë e kripës.
- Masazhojeni zonën e prekur për ta shtyrë butësisht lëngun në drejtim të zemrës.
- Merr gështenjë kali. Një suplement i ekstraktit të farës së gështenjës së kalit që merret dy herë në ditë mund të ndihmojë qarkullimin e këmbëve.
- Të biesh në peshë nëse je mbipeshë.
- Merrni një diuretik (shkarkues) nëse mjeku juaj e rekomandon atë.







Lini një koment