Biopsia e veshkave është një test i realizuar në spital ose klinikë ambulatore ku merret një mostër e indit nga veshka për të identifikuar shkakun e problemeve të mundshme. Ky test mund të rekomandohet nëse keni realizuar një transplant të veshkave, nese keni alterim te funskionit te veshkave, proteine në urinë (albuminuri) ose sëmundje të veshkave pa një shkak të njohur.
Mostra e biopsisë mund të merret në dy mënyrat:
- Biopsia perkutane (përmes lëkurës).
- Biopsia e hapur (mostra e veshkave merret direkt nga veshka gjatë operacionit).
Përse realizohet biopsia e veshkave?
Biopsia e veshkave ndihmon mjekët të identifikojnë shkakun e problemeve të veshkave në mënyrë që ata të mund te trajtojnë sëmundjet në mënyrë më efektive.
Biopsia rekomandohet në rastet kur keni:
- Flakje akute të veshkës të transplantuar .
- Alterim te funksionit te veshkave.
- Sëmundja glomerulare (dëmtimi i njësive filtruese në veshka) ose glomerulonefriti
- Hematuria (gjak në urinë).
- Sëmundje të veshkave pa ndonjë shkak të njohur.
- Sindromi nefrotik (albuminë në urinë)
Cfarë duhet të kemi kujdes kur realizojmë biopsinë e veshkave?
Përpara se të realizoni biopsinë e veshkave, në konsultë me mjekun tuaj duhet të keni kujdes me mjekimet që merrni. Duhet të ndaloni së marrë mjekime për hollimin e gjakut si:
- Warfarin (Coumadin, Jantoven), rivaroxaban (Xarelto), dabigatran, enoksaparin, apixaban.
- Barnat që pengojnë trombocitet e gjakut të mos ngjiten së bashku (antiagregant), të tilla si klopidogrel (Plavix)
- Aspirina
- Ibuprofen (Advil, Rapidol S, Oki, të tjerë) dhe barna të tjera anti-inflamatore josteroide (NSAIDs)
Shpesh, këto medikamente ndërpriten shtatë ditë para procedurës dhe më pas rifillohen shtatë ditë pas procedurës.
Si realizohet biopsia e veshkave?
Biopsia perkutane:
Nën ndihmën e ekos vizualizohen veshkat dhe përcaktohet vendi ku do të futet gjilpëra e biopsisë. Me anestezi lokale do të mpihet zona ku hyn gjilpëra e biopsisë. Do t’ju kërkohet të merrni frymë thellë dhe ta mbani atë ndërsa mjeku e deperton gjilpërën ne veshke. Është e rëndësishme të qëndroni të qetë dhe të mbani frymën tuaj (rreth 45 sekonda ose më pak). Ndonjëherë nevojiten dy kalime me gjilpërë për të marrë mjaftueshëm mostrën e veshkave për diagnostikim. Kur merret mjaftueshëm, gjilpëra hiqet dhe vendoset një fashë mbi vendin e shpimit të gjilpërës. E gjithë procedura, nga fillimi në fund, zakonisht zgjat me pak se një orë.
Pas realizimit të biopsisë ju mund të keni nevojë të pushoni në shtrat për 12 deri në 24 orë. Qëndrimi pa lëvizur në shtrat ndihmon në shërimin e vendit ku është marrë mostra e indit te veshkave dhe pakëson mundësinë e hemoragjisë. Tensioni dhe pulsi juaj kontrollohen shpesh për të kërkuar ndonjë shenjë gjakderdhjeje brenda trupit tuaj. Gjıthashtu realizohen edhe analizat e gjakut.
Rekomandohet ulje e aktivitetit fizik pas daljes nga spitali. Ngritja e peshave, ushtrimet e forta, duke përfshirë dhe marrëdhëniet seksuale duhet të shmangen për dy javë pas realizimit te biopsisë.







Lini një koment