Si të ndalojmë dhe të parandalojmë osteoporozën? Osteoporoza rrallë ka simptoma. Në fakt, disa njerëz mund të mos vërejnë ndonjë ndryshim derisa një rënie e vogël shkakton thyerjen e një kocke. Prandaj merr rol të rëndësishëm trajtimi po sidomos parandalimi i proçesit.
Metoda më e mirë diagnostike për osteoporozën është densitometria kockore. Është një procedurë e shkurtër dhe pa dhimbje që zgjat 10 deri në 20 minuta, në varësi të pjesës së trupit që skanohet.
Dendësia juaj e kockave krahasohet me atë të një të rrituri të ri të shëndetshëm.
Diferenca llogaritet si një devijim standard (SD) dhe quhet pikë T. Rezultatet mund të jenë si më poshtë:
- mbi -1 SD është normale
- ndërmjet -1 dhe -2,5 SD tregon humbje kockore dhe përkufizohet si osteopeni
- nën -2.5 përkufizohet si osteoporozë

Si të ndalojmë osteoporozën?
Trajtimi i osteoporozës nënkupton ngadalësimin ose ndalimin e humbjes së kockave për të parandaluar thyerjet.
Të njëjtat zgjedhje jetese të shëndetshme që ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës mund të përdoren për ta trajtuar atë. Këto përfshijnë ushtrime të rregullta dhe një dietë të shëndetshme. Megjithatë, ndryshimet në stilin e jetës mund të mos jenë të mjaftueshme.
Medikamentet që ngadalësojnë humbjen e kockave përfshijnë bisfosfonate, kalcitonin, bllokues RANKL, estrogjen dhe barna që ndryshojnë mënyrën se si estrogjeni vepron në trup.
Medikamentet që ndihmojnë në rindërtimin e kockave përfshijnë edhe një version sintetik të hormonit paratiroid dhe ilaçe që pengojnë një proteinë të quajtur sklerostin.
Përveç menaxhimit të osteoporozës tuaj, është e rëndësishme të shmangen aktivitetet që mund të shkaktojnë një frakturë. Aktivitete të tilla përfshijnë lëvizje si spostime të shpejta të shtyllës kurrizore.
Disa këshilla për kocka të forta:
- Ushqime që mbështesin shëndetin e kockave = Të merret mjaft kalçium, vitaminë D dhe proteina çdo ditë. Qumësht me pak yndyrë, perime jeshile, peshku, qumështi dhe drithërat janë burime të mira të kalciumit. Nëse niveli i vitaminës D është i ulët, mund të merret në formën e një suplementi.
- Aktivitet fizik sipas moshës dhe situatës. Ushtrime si ecja , vrapimi, ngjitja e shkallëve, tenisi dhe kërcimi.
- Ndëprerja e duhanit.
- Kufizimi i konsumimit të alkoolit.







Lini një koment