Të shohësh gjak në urinë mund të jetë alarmante. Ndërsa në shumë raste shkaku është i padëmshëm, gjaku në urinë (hematuria) mund të tregojë një dëmtim serioz.
Gjaku që mund të shihni në urinë quhet hematuri. Ajo mund të jetë mikroskopike, e cila shihet vetëm nëpërmjet mikroskopit, por mund të jetë edhe makroskopike e cila mund të dallohet me sy të lirë nga pacientët.
Shpesh herë urinimi me gjak mund të shkaktohet nga ushqimet që konsumojmë, medikamente te ndryshme dhe nga intesiteti i aktivitetit fizik që mund të ushtrojmë. Ndyshimi i ngjyrës së urinës nga këto shkaqe mund të ndodh për disa ditë dhe më pas ngjyra e urinës kthehet në mormalitet. Në rast së urinimi me gjak vazhdon për një kohë të gjatë atëherë duhet të konsultoheni me mjekun specialist.
Cilët janë shkaktarët e urinimit me gjak, hematurisë?
Mund të ketë një sërë shkaqesh të ndryshme të gjakut në urinë, disa më serioze se të tjerët
- Infeksioni i traktit urinar: Pyelonephritis, Cistiti.
- Gurët në veshka.
- Prostata e zmadhuar (hipertrofia beninje e prostatës)
- Glomerulonefritet
- Dëmtimi i traktit urinar: Keni trauma të mprehta ose depërtuese nga aksidentet ose sulmi.
- Menstruacionet: Ju mund të shihni gjak në urinë kur ju keni menstruacionet.
- Endometrioza
- Sëmundja kronike e veshkave
- Sëmundja e qelizave drapër (Sicke cell anemia): Kjo gjendje e trashëguar ndikon në qelizat e kuqe të gjakut.
- Kanceri i fshikëzës.
- Kanceri i veshkave.
- Kanceri ureteral.
- Kanceri i uretrës.
- Kanceri i prostatës.
Cilët janë faktorët e riskut?
Pothuajse kushdo – duke përfshirë fëmijët dhe adoleshentët – mund të kenë qeliza të kuqe të gjakut në urinë. Faktorët që e bëjnë këtë më të mundshme janë:
- Mosha. Shumë burra mbi 50 vjeç kanë hematuri të rastësishme për shkak të një gjëndre të zgjeruar të prostatës.
- Një infeksion i kohëve të fundit. Inflamacioni i veshkave pas një infeksioni viral ose bakterial (glomerulonefriti post-infektiv) është një nga shkaqet kryesore të gjakut të dukshëm urinar tek fëmijët.
- Historia familjare. Ju mund të jeni më të prirur ndaj hematurisë nëse keni një histori familjare të sëmundjes së veshkave ose gurëve në veshka.
- Medikamente të caktuara. Aspirina, qetësuesit josteroidë anti-inflamatorë dhe antibiotikët si penicilina dihet se rrisin rrezikun e hematurisë
- Aktivitet fizik i tepert. Vrapuesit në distanca të gjata janë veçanërisht të prirur ndaj hematurisë të shkaktuar nga ushtrimet. Në fakt, gjendja nganjëherë quhet hematuria e vrapimit.
Si diagnostikohet hematuria, gjaku në urinë?
Një anamnezë e detajuar dhe ekzaminimi fizik dhe laboratorik të ndihmojnë për të vendosur një diagnozë të saktë mbi hematurinë, gjakun në urinë. Testet që na ndihmojnë për të gjetur shkakun e hematurisë janë:
- Analiza e urinës
- Kultura e urinës
- Citologjia e urinës: Një test i urinës që kontrollon për çdo qelizë që shfaqet jonormale.
- Cistoskopia: Një test që përdor një pajisje të quajtur cistoskop për të parë pjesën e brendshme të fshikëzës dhe uretrës.
- Eko aparatit urinar
- Skaner/Rezonancë manjetike e aparatit urinar







Lini një Përgjigje