Sindromi nefrotik nuk është një sëmundje, është një grup simptomash që mund të shfaqen nëse veshkat nuk funksionojnë siç duhet. Albumina ne urine është një shenjat e tij.
Enët e vogla të gjakut në veshka funksionojnë si një filtër, duke pastruar toksinat uremike dhe lëngjet e tepërta nga trupi ynë. Këto toksina dhe lëngje përfundojnë në fshikëzën tuaj dhe eleminohen nga trupi nëpërmjet urinës. Këto enë janë pjesë e asaj që quhet “glomeruli”, pjesa filtruese e veshkës. Kur ato dëmtohen, shumë proteina fillojnë të eleminohen përmes filtrave në urinën tuaj, ajo që quhet albumina në urinë. Si pasojë e eleminimit të këtyre proteinave, shfaqet Sindromi Nefrotik. Sindromi nefrotik mund të prekë të rriturit dhe fëmijët dhe në shumıcën e rasteve është e trajtueshme.
Cilët janë shkaktarët e sindromit nefrotik?
Sindromi nefrotik rezulton nga dëmtimi i glomerulave të veshkave. Glomeruli, njësia funksionale e veshkës, bën që proteinat e rendësishme të mos eleminohen nga trupi. Kur ato dëmtohen, proteina eleminohen nëpërmjet urinës. Veshkat e shëndetshme lejojnë që më pak se 0,3 gram/ditë proteinë të sekretohet nëpërmjet urinës. Në sindromin nefrotik, glomeruli lejon që 3 gram ose më shumë proteina të eleminohen nëpërmjet urinës gjatë një periudhe 24-orëshe.
Sindromi nefrotik mund të ndodhë për shkak të diabetit mellitus, sëmundjeve autoimune (nefropatia membranoze, GSFS, nefriti lupik, minimal change, nefropatia IgA etj.), infeksioneve virale etj. Shkaku i sindromës nefrotike nuk është gjithmonë i përcaktuar.
Cilat janë siptomat që duhet të kemi kujdes kur vuajmë nga sindromi nefrotik?
Simptomat më të zakonshme që shfaqen në sindromin nefrotik janë kryesisht:
- Hipertensioni
- Enjte të gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme
- Shtim në peshë për shkak të akumulimit të lëngjeve të tepërta në trup
- Trombozë
- Shenjat e infeksionit të tilla si ethe, leukocitozë
- Urina që duket e shkumëzuar nga humbja e proteinave
Si mund të dignostikohet sindromi nefrotik?
Diagnostikimi i sindromit nefrotik realizohet nëpërmjet anamnezës mjekësore dhe ekzaminimeve laboratorike si:
- Gjak komplet
- Bilanc biokimik
- Urinë 24-h
- Teste imunologjike
- Biopsi e veshkave
Si mund të trajtohet sindromi nefrotik?
Plani i mjekimit varet nga shkaku i sindromit nefrotik. Ulja e kolesterolit dhe presionit të gjakut, si dhe reduktimi i edemës mund të jenë qëllimet kryesore.
Ilaçet që mund të merrni përfshijnë:
- Medikamente për hipertensionin si ACE inhibitorë dhe ARB.
- Diuretikët , shkarkues, për të reduktuar ënjtjen
- Medikamente për uljen e kolesterolit
- Hollues gjaku, ose antikoagulantë,
- Imunosupresiv
Duhet të ulni sasinë e kripën për të minimizuar ënjtjen dhe dëmtimin e veshkave. Gjithashtu sugjerohet të konsumoni një dietë të varfër në yndyrna të ngopura dhe kolesterol.







Lini një koment