Hipertensioni Arterial

Hipertensioni arterial sekondar përkufizohet si presioni i rritur sistemik i gjakut (BP) për shkak të një shkaku të identifikueshëm. 5-10% e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni arterial kanë një formë sekondare, ndërsa shumica dërrmuese kanë hipertension esencial (idiopatik ose primar).

Karakteristikat e përgjithshme klinike që sugjerojnë hipertension sekondar

  • Fillimi i hershëm i hipertensionit (d.m.th. <30 vjeç) në pacientët pa faktorë të tjerë rreziku (p.sh. histori familjare, obeziteti, etj.);
  • Rritja e presionit të gjakut tek fëmijët para pubertetit
  • Hipertensioni rezistent (>140/90 mmHg pavarësisht perdorimit te tre barnave antihipertensive duke përfshirë një diuretik)
  • Hipertension i rëndë (>180/110 mmHg) ose urgjenca hipertensive.
  • Rritje e papritur e presionit të gjakut në një pacient të qëndrueshëm më parë
  • Ne pacientet “Non-dipping” (Individët që kane një renie më të vogël se 10% të presionit të gjakut gjatë natës, krahasuar me diten) ose ata “reverse dipping” (me vlera më të larta te presionit te gjakut naten krahasuar me vlerat gjate dites) ne monitorimin ambulatorial 24-orësh te tesnionit te gjakut (me holter presor).
  • Prania e dëmtimeve te organeve target, zemres, syve, veshkave etj (p.sh. hipertrofi e ventrikulit te majte te zemres, retinopatia hipertensive, etj.)

Shkaqet e zakonshme të hipertensionit sekondar:

Apnea obstruktive e gjumit

Njihet si një nga shkaqet më të zakonshme të hipertensionit sekondar dhe karakterizohet nga apnea obstruktive (ndërprerja e frymëmarrjes për të paktën 10 sekonda) të përsëritura dhe hipopne(10 sekonda ose më shumë frymëmarrje siperfaqsore në të cilat fluksi i ajrit të një personi bie me të paktën 30%) të shkaktuara nga kolapsi i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes gjatë gjumit.

Shumica e pacientëve me OSA ankohen për përgjumje të ekzagjeruar gjatë ditës, gërhitje, dhimbje koke në mëngjes, mungesë përqendrimi dhe nervozizëm. Prandaj një histori e gërhitjes dhe përgjumjes gjatë ditës duhet të nxisë të dyshohet për OSA dhe të vlerësohet përgjumja duke përdorur shkallën Epworth Sleepiness. Në këtë pyetësor, pacientët duhet të vlerësojnë probabilitetin e tyre për të rënë në gjumë gjatë tetë situatave të ndryshme të jetës së përditshme [ndërmjet 0 (nuk do të kurrë gjumë) deri në 3 (shans i lartë për të fjetur)]. Pacientët me një rezultat Epworth ≥10 (që tregon praninë e përgjumjes së tepërt gjatë ditës) dhe një dyshim të lartë klinik për OSA duhet të vlerësohen me polisomnografi.
Gjetjet tipike klinike janë obeziteti, qafa e madhe dhe makroglosia (gjuha e madhe).

Si presioni i gjakut gjatë natës (“dipping BP”) ashtu edhe ai gjatë ditës rriten ne pacientet me OSA. Pacientët shpesh shfaqin takikardi të konsiderueshme dhe/ose bradikardi gjatë natës, ndoshta për shkak të rritjes së aktivitetit nervor simpatik dhe respektivisht rritjes së tonit vagal.

Mekanizmat qe shpjegojne ngritjen e presionit të gjakut në OSA janë rritja e aktivitetit të sistemit nervor simpatik dhe ndryshimet e sistemit renin-angiotensin-aldosteron si rezultat i hipoksemisë së përsëritur naten, si edhe mosfunksionimi sistemik endotelial edhe në mungesë të faktorëve të rrezikut tradicional per semundje kardiovaskulare.

Sëmundja parenkimale renale

Sëmundja parenkimale renale është shkaku më i zakonshëm i hipertensionit sekondar tek fëmijë dhe shkaku i dytë më i shpeshtë tek të rriturit. Diagnostikimi behet nepermjet analizes se urinës (proteina, eritrocitet dhe leukocitet ne urine ) dhe matja e përqendrimit të kreatininës në serum. Nëse përqendrimi i kreatininës dhe/ose analiza e urinës janë patologjike, hapi pasardhes diagnostikues eshte ekografia renale.

Stenoza e arteries renale (RAS)

Tek fëmijët dhe të rinjtë, displazia fibromuskulare e arteries renale është një nga shkaqet më të zakonshme të hipertensionit sekondar dhe duhet të përjashtohet me anë të imazherisë (screening me eko doppler renal, konfirmim me angiografi).

Tek të rriturit, forma më e zakonshme e sëmundjes renovaskulare është ajo aterosklerotike. Prevalenca e e semundjes aterosklerotike te arteries renale, në një popullatë të përgjithshme të pacientëve me hipertension është midis 1 dhe 8%, ndërsa në pacientët me aterosklerozë të gjeneralizuar prevalenca e saj mund të jetë deri në 25. –35%.

Të dhëna të tjera klinike që sugjestionojne për RAS në pacientët e rritur janë: dhimbje abdominale; përkeqësimi i funksionit të veshkave me frenuesit e enzimës konvertuese të angiotenzinës (ACE-I) ose bllokuesit e receptorit të angiotenzinës; përkeqësim i rëndë ose i papritur i hipertensionit te duhanpirësit ose te pacientët me diabet; ateroskleroza difuze dhe edema pulmonare e përsëritur.

Aldosteronizmi primar (AP)

(Hiper)aldosteronizmi primar (AP), ose Sindroma Conn, karakterizohet nga hipertensioni arterial, aktiviteti i ulur i reninës plazmatike dhe rritja e sekretimit të aldosteronit adrenal. Prevalenca e AP është midis 1.4 dhe 23%, në varësi të popullatës së studiuar dhe kritereve të përzgjedhura për diagnozën e saj (prevalencë më e lartë në hipertensivë rezistente).

Të dhënat klinike nuk janë shumë specifike. Rreth 40% e pacientëve me AP kanë hipokalemi. Karakteristika të tjera klinike janë hipertensioni rezistent, dobësi muskulare, kapsllëku dhe lodhja. Hipokalemia mund të shoqërohet me alkalozë metabolike, sekretim të tepërt të natriumit urinar dhe hipernatremi. Nëse dyshohet për PA, duhet vleresuar raporti plazmatik aldosteron-reninë (ARR).

Meqenëse ARR ndikohet nga disa faktorë si medikamentet antihipertensive, pacientët duhet të përgatiten për matjen e ARR duke hequr nga terapia keto barna (B bllokuesit, Clonidine (α2-agonist) , α1-Blockers (doxazosin) , diuretiket kaliuretike, diuretiket kalium protektore, ACE inhibitoret, ARB, Ca bllokuesit, Aliskiren (inhibitor i renines))., duke i zevendesuar me preparate te tjera antihipertensive qe nuk ndikojne ne ARR si : Verapamil me çlirim të ngadaltë (90-120 mg dy herë në ditë), Hydralazine (10-12,5 mg dy herë në ditë), Doxazosin (2-8 mg një herë në ditë).

Nese hipokalemia eshte prezente, duhet korrigjuar para marrjes se gjakut per kryerjen e ARR.

Nëse ARR është i larte , duhet të kryhen teste konfirmuese me ngarkese natriumi ose testin e suprimimit me Kaptopril. Nëse një test konfirmues është pozitiv, duhet të kryhen ekzaminime te metejshme imazherike konfirmuese si CT dhe MRI.

Shkaqe të rralla të hipertensionit sekondar

  • Sindroma Cushing
  • Hiper/Hipotiroidizmi
  • Feokromocitoma
  • Coartacioni i aortes.

Konkluzion

Hipertensioni sekondar prek vetëm 5-10% të pacientëve me hipertension. Depistimi është i shtrenjtë dhe kërkon kohë dhe duhet të kryhet vetëm në pacientët me dyshim të lartë klinik. Për më tepër, pavarësisht se ka gjetur dhe trajtuar në mënyrë të përshtatshme një shkak dytësor të hipertensionit, BP rrallë kthehet në normale. Kjo tregon ose se disa pacientë me hipertension sekondar kanë gjithashtu hipertension esencial shoqërues ose se ka ndodhur rimodelimi vaskular dhe ka përparuar me kalimin e kohës deri në pikën e pakthimit.


Prandaj, në pacientët me një shkak potencialisht të kthyeshëm të hipertensionit, zbulimi dhe trajtimi i hershëm janë të rëndësishëm për të minimizuar/parandaluar ndryshimet e pakthyeshme në sistemin vaskular, të cilat mund të shkaktojnë hipertension të vazhdueshëm me një rezultat afatgjatë të pafavorshëm.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna