Infeksionet e traktit urinar (ITU) hasen shpesh në jetën e përditshme. Në shtatzëni ITU kanë një incidencë deri në 8% dhe shkaktari më i zakonshëm është Escherichia coli. Bakteriuria asimptomatike (infeksion i traktit urinar pa simptoma) mund të çojë në zhvillimin e cistitit ose pielonefritit. Të gjitha gratë shtatzëna duhet të kontrollohen për bakteriurinë dhe më pas të trajtohen me antibiotikë. Pielonefriti mund të jetë një sëmundje kërcënuese për jetën, e cila ndikon në formimin perinatal dhe neonatal. Infeksionet e përsëritura janë të zakonshme gjatë shtatzënisë dhe kërkojnë trajtim profilaktik.


Si ndikon shtatzënia në infeksionet e traktit urinar?

Gratë shtatzëna kanë predispozitë për ITU. Duke filluar nga java e 6-të dhe duke arritur kulmin gjatë javëve 22 deri në 24, afërsisht 90% e grave shtatzëna zhvillojnë dilatim ureteral, i cili do të mbetet deri në lindje (hidronefroza e shtatzënisë). Ulja e vëllimit të fshikëzës dhe zvogëlimi i tonit të fshikëzës, së bashku me uljen e tonit ureteral, kontribuojnë në rritjen e stazës urinare dhe refluksit ureterovezikal. Për më tepër, rritja fiziologjike e vëllimit të plazmës gjatë shtatzënisë ul përqendrimin e urinës. Deri në 70 për qind të grave shtatzëna zhvillojnë glikosurinë (eleminimi i sheqerit nëpërmjet urinës), e cila ndikon në rritjen e baktereve në urinë. Rritja e progesteronit dhe estrogjenit  në urinë gjithashtu ndikojë në rritje e incidences së ITU.

Cilët janë mikroorganizmat që shkaktojnë infeskionet e traktit urinar në shtatzëni?

Organizmat që shkaktojnë infeksione të traktit urinar gjatë shtatzënisë janë të njëjtë me ata që gjenden te pacientët jo shtatzënë. Escherichia coli përbën 80% deri në 90% të infeksioneve. Mikroorganizma gram-negative si Proteus mirabilis dhe Klebsiella pneumoniae janë gjithashtu të zakonshme. Mikroorganizmat gram-pozitiv si streptokoku i grupit B dhe Staphylococcus saprophyticus janë shkaktarë më pak të zakonshëm të UTI.

Cilat janë simptomat që shfaqen?

  • Dhimbje ose djegie gjatë urinimit
  • Nevoja për të urinuar më shpesh se zakonisht
  • Gjak ose mukozë në urinë
  • Ngërçe ose dhimbje në pjesën e poshtme të barkut
  • Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
  • Ethe, djersitje, mosmbajtja e urinës (inkontinencë)
  • Zgjimi nga gjumi për të urinuar
  • Urinim i turbullt, me erë të keqe

Si trajtohen infeskionet e traktit urinar në shtatzëni?

ITU kanë tre paraqitje kryesore: bakteriuria asimptomatike, cistiti akut dhe pielonefriti. Bakteriuria e rëndësishme mund të ekzistojë në pacientët asimptomatikë. Bakteriuria asimptomatike e patrajtuar çon në zhvillimin e cistitit simptomatik në afërsisht 30% të pacientëve dhe mund të çojë në zhvillimin e pielonefritit deri në 50%. Bakteriuria asimptomatike ndikon në zhvillimin intra-uterine dhe lindjes premature.

Gratë shtatzëna duhet të trajtohen kur identifikohet bakteriuria. Zgjedhja e antibiotikut duhet të jetë i sigurt për nënën dhe fetusin. Historikisht, ampicilina ka qenë ilaçi i zgjedhur, por në vitet e fundit E. coli është bërë gjithnjë e më rezistente ndaj ampicilinës. Rezistenca ndaj ampicilinës gjendet në 20 deri në 30 për qind të kulturave urinare. Nitrofurantoin është një zgjedhje e mirë për shkak të përqendrimit të lartë urinar. Edhe cefalosporinat tolerohen mirë dhe trajtojnë në mënyrë adekuate ITU. Fosfomycina është një antibiotik i ri që merret si një dozë e vetme. Sulfonamidet (bactrimë) mund të merren gjatë tremujorit të parë dhe të dytë, por, gjatë tremujorit të tretë, përdorimi i sulfonamideve mbart rrezikun që foshnja të zhvillojë kernikterus. Antibiotikë të tjerë të zakonshëm (p.sh., fluorokinolonet dhe tetraciklinat) nuk duhet të përshkruhen gjatë shtatzënisë për shkak të efekteve teratogjene në fetus.

Si ndikon infeksioni i traktit urinar në shtatzëni?

Infeksionet e traktit urinar mund të shkaktojnë komplikacione të shumta te nëna dhe te fetusi. Të gjitha nënat shtatzëna duhet të kontrollohen për ITU. Infeksioni i traktit urinar i patrajtuar do të çojë në lindje të parakohshme (lindjes para javës së 37-të të shtatzënisë), korioamnionit të nënës (infeksion i lëngut amnion), vonesë të rritjes intrauterine dhe foshnjë me peshë të ulët të lindjes. Trajtimi i hershëm me antibiotikë ka reduktuar ndjeshëm ndërlikimet e mësipërme. Kultura e urinës dhe ndjeshmëria mbeten standardi i artë në diagnostikimin e ITU. Nëse gjendja e pacientëve nuk po përmirësohet pavarësisht përdorimit adekuat dhe të duhur të antibiotikëve, janë të nevojshme ekzaminime të mëtejshme për faktorët të tjerë predispozues. Antibiotiku profilaktik indikohet për ITU të përsëritura.

Si mund të parandalojmë ITU?

Gratë që janë shtatzëna dhe kanë simptoma të një ITU duhet të ndiqen nga mjeku specialist. Përveç trajtimit mjekësor, gjithashtu duhet të tregoni kujdes dhe të respektoni disa keshilla si:

  • Konsumoni sa më shumë lëngje
  • Konsumoni lëng boronice: boronica ndikon në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar.
  • Urinoni shpesh
  • Konsumoni suplemente: Një studim i vitit 2016 zbuloi se një kombinim i vitaminës C, boronicave të kuqe dhe probiotikëve mund të ndihmojë në trajtimin e ITU të përsëritura tek gratë.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Gusht 2026

FDA aprovon Daraxonrasib për trajtimin e linjës së dytë në kancerin metastatik të pankreasit.

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke sheqer target terapia Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin