Mikronutrientet në organizmin tonë

Vitaminat dhe mineralet luajnë rol të rëndësishëm në reaksionet brendaqelizore sidomos me efektin e tyre antioksidant. Në mungesë të tyre, këto reaksione nuk zhvillohen sic duhet ose zhvillohen në mënyrë alternative duke prodhuar radikale të lirë të cilët mund të dëmtojnë muret e vazave të gjakut duke favorizuar aterosklerozën, si dhe mund të nxisin rritje jonormale të qelizave duke favorizuar nekrozën qelizore dhe atipizmin deri në shfaqjen e kancerit. Marrja e mikronutrientëve në sasinë e duhur pakëson prodhimin e këtyre radikaleve dhe lufton proçeset patologjike të mësipërme.

Vitaminat dhe mineralet i gjejmë më së shumti nga ushqimet dhe lëngjet që konsumojmë gjate ditës, si dhe nga suplementet e marra në mënyrë episodike.

Roli i disa prej mikronutrienteve

Vit.A – gjendet në patatet e ëmbla, karrota, speca. Ndihmon në përmirësimin e shikimit, rritjen , zhvillimin e flokëve, thonjve, lëkurës dhe mukozave.  Doza ditore e rekomanduar është 350 mcg.

Vit. D – gjendet në produktet e detit. Doza ditore 400 UI. Ndihmon ne perthithjen e Calciumit dhe Fosforit.

Vit.E – gjendet në avocado, spinaq. DD 6 UI (4 mg). Antioksidant (pakëson radikalet e lira në trup).

Vit.K – gjendet në rrush, vezë, sallatë jeshile. DD 55 mcg. Ndihmon në koagulimin e gjakut.

Vitaminat B – janë një grup i gjerë vitaminash që luajnë rol si koenzima në reaksione intracelulare. Ndihmojnë rigjenerimin qelizor. Vit.B12 dhe B9 favorizojnë rritjen e qelizave të kuqe të gjakut.

Vitamina C – ka rol të fuqishëm antioksidant. Gjendet më së shumti në agrume, patate, luleshtrydhe. Dozat e rekomanduara ditore eshte 70-90 mg/ditë. Doza e kerkuar rritet ne situata të veçanta siç është shtatzania dhe gjidhenia, si dhe gjendje të kompromentimit imun.

Në tabelën më poshtë janë të renditura disa nga mikronutrientët e nevojshëm për mbarëvajtjen e mirë të organizmit dhe burimet natyrale të tyre.

Minerali Doza Ditore Burim Funksion
Calcium1000 mgQumësht, nënproduktet e tijForcon strukturen kockore, dhëmbët. Realizon tkurrjen muskulare. Ndikon në koagulimin e gjakut. Favorizon transmetimin e sinjalit nervor
Krom 35 ugVaj misri, drithra, majaRrit ndjeshmërinë e insulinës
Jod 150 mcgKripa e jodizuar, produkte detiBazë e hormoneve të tiroides
Hekur 8-18 mgMish, perimeFormim i Hemoglobinës. Rrit imunitetin
Magnesium420 mgArra, drithra, Perime jeshileRuan balancen acido-bazike. Stabilizon membranat
Natrium2000 – 2300 mgQumësht, peshk, patate e ëmbël, perime jeshileBalanc hidrik
Fosfor 700 mgPeshk, mish, vezë, drithraZhvillim kockor. Rol ne metabolizimin e makronutrienteve
Kalium4700 mgMish, perime, frutaBalanc acido-bazik/hidrik. Kontrollon funksionin e miokardit, sistemit nervor qëndror dhe veshkave
Selenium55 ugFruta deti, mish, drithraAntioksidant
Zink11 mgMish, mëlçi, vezë, drithraFavorizon shërimin e plagëve, metabolizmin dhe tretjen, zhvillimin seksual
Mineralet dhe roli i tyre në organizëm

Cilat janë mikronutrientet më të rëndësishëm për personat me diabet mellitus?

Shumë mikronutirent luajnë rol në metabolizmin e sheqerit.

Në disa studime janë vënë re se mungesa e disa elementeve favorizon zhvillimin e diabetit ose të komplikacioneve të tij. Elemente si Magneziumi, Zinku, vit.D keshillohen të merren në dozat ditore të rekomanduara për të patur një ecuri më të mirë të diabetit.

Megjithatë, si çdo substancë tjetër, edhe mikronutrientet, të marra në doza jokorrekte kanë efekte të pakëndshme deri në toksike për organizmin.

Është e rëndësishme që burimi i parë i tyre të jetë ushqimi, dhe vetëm në rast deficiti, të plotësohen nevojat me suplemente, sipas situatës dhe gjendjes shëndetësore, pra në mënyrë të individualizuar.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna