Veshkat janë dy organe në formë fasule që ndodhen në secilën anë të shtyllës kurrizore. Funksioni kryesor i tyre është eleminimi i toksinave uremike dhe likideve të tepërta në organizëm, mbajtja nën kontroll i presionit të gjakut, sekretimi i vitaminës D si rregullator për kockat dhe sekretimi i eritropoetinës, hormon që ndikon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.
Kur funksioni i veshkave bie nën 10%-15% ather është e nevojshme fillimi i terapisë renale zëvendësuese, terapi që zëvendëson funskionin e veshkave. Ekzistojnë dy forma të terapisë renale zëvendëuese:
- Dializa
- Transplanti renal
Dializa është një proces mekanik që kryen punën që do të bënin veshkat e shëndetshme: Eleminon toksinat dhe lëngejt e tepërta nga trupi dhe rikthen ekuilibrin e duhur të elektroliteve (NA, K, CA) në gjak. Dializa nevojitet kur sëmundja kronike e veshkave avancon deri në stadin përfundimtar kur veshkat nuk funksionojnë më dhe fillojnë simptomat klinike. Janë dy tipe dialize: Hemodializa (dializa e gjakut) dhe Dializa Peritoneale (dializa e barkut).
Dializa Peritoneale (Dializa e barkut)
Dializa peritoneale është një nga format e dializës që realizon eleminimin e toksinave uremike në një mënyrë të ndryshme nga procedura më e zakonshme e filtrimit të gjakut të quajtur hemodializë.
Gjatë dializës peritoneale, lëngu dekstrozë futet përmes një tubi (kateteri) në një pjesë të barkut tuaj. Veshja e barkut tuaj (peritoneum) vepron si një filtër dhe eleminon toksinat nga gjaku. Pas një periudhe të caktuar kohe, lëngu me mbetjet e filtruara rrjedh nga barku juaj nëpërmjet kateterit dhe hidhet.
Këto trajtime mund të bëhen në shtëpi, në punë ose gjatë udhëtimit. Por dializa peritoneale nuk është një opsion i përshtatshëm për të gjithë individët më Sëmundje Renale Kronike. Gjatë aplikimit mund të keni nevojë për shkathtësi manuale dhe aftësi për t’u kujdesur për veten në shtëpi, ose të keni nevojë për një kujdestar të besueshëm.
Si realizohet Dializa Peritoneale?
Për të realizuar Dializën Peritoneale duhet të vendoset një kateter që bart dializatin brenda dhe jashtë barkut tuaj. Realizimi i saj mund të bëhet nën anestezi lokale ose të përgjithshme. Pas vendosjes së kateterit, mjeku do tiu rekomandojë të prisni 4-6 javë përpara se të filloni trajtimet e dializës peritoneale për t’i dhënë kohë vendit të kateterit për t’u shëruar. Ju gjithashtu do të trajnoheni se si të përdorni pajisjet e dializës peritoneale.
Gjatë dializës:
- Lëngu i dializatit futet në barkun tuaj dhe qëndron atje për një periudhë të caktuar kohe (koha e qëndrimit) – zakonisht katër deri në gjashtë orë
- Dekstroza në lëngun e dialzatit ndihmon në filtrimin e toksinave dhe lëngjeve shtesë në gjak nga enët e vogla të gjakut të ndodhura në peritoneum
- Kur koha e qëndrimit përfundon, tretësira – së bashku me toksinat e shkembyera nga gjaku – derdhet në një qese grumbullimi steril
- Ju mund të keni nevojë për tre deri në pesë shkëmbime gjatë ditës dhe një me një kohë më të gjatë qëndrimi gjatë gjumit
- Shkëmbimet mund t’i bëni në shtëpi, në punë ose në ndonjë vend të pastër
- Jeni të lirë të kryeni aktivitetet tuaja normale ndërsa dializa qëndron në barkun tuaj
Cilat janë komplikacionet e Dializës Peritoneale?
- Infeksionet: Infeksioni i mukozës së barkut (peritoniti) është një ndërlikim i zakonshëm i dializës peritoneale. Një infeksion mund të zhvillohet gjithashtu në vendin ku është futur kateteri për të bartur lëngun pastrues (dializatin) brenda dhe jashtë barkut. Rreziku i infeksionit është më i madh nëse personi që bën dializën nuk është i trajnuar siç duhet dhe nuk është steril gjatë aplikimit
- Shtim në peshë: Dializati përmban sheqer (dekstrozë). Thithja e një pjese të lëngut të dializatit mund t’ju bëjë të merrni qindra kalori shtesë në ditë, duke çuar në shtim në peshë
- Hernia: Mbajtja e lëngjeve në bark për periudha të gjata mund të tendos muskujt tuaj
- Dializa joadekuate: Dializa peritoneale mund të bëhet joefektive pas disa vitesh. Ju mund të keni nevojë të kaloni në hemodializë







Lini një koment