Limfoma

Limfoma është një kancer i sistemik limfatik, i cili ka për funksion mbrojtjen e organizmit. Sistemi limfatik përfshin nyjet limfatike (limfonodujt), lienin (shpretkën), timusin dhe palcën e kockave. Limfoma mund të prekë të gjithë zonat e përmendura përfshirë edhe organe të tjera të trupit.

Dy nëngrupet kryesore të limfomave janë:

  • Limfoma Hodgkiniane
  • Limfoma jo-Hodgkiniane

Trajtimi i limfomës varet nga lloji i limfomës, stadi dhe agresiviteti i sëmundjes. Ndër trajtimet e mundshme të limfomës mund të jenë kimioterapia, imunoterapia, rrezatimi, transplanti i palcës së kockës ose një kombinim i këtyre.

Simptomat e limfomës

Shenjat dhe simptomat e limfomës mund të jenë:

  • Zmadhim i padhimbshëm i gjendrave limfatike (limfonodujve) në qafë, në sqetull ose në zonën inguinale.
  • Lodhje e vazhdueshme
  • Temperaturë
  • Djerësitje natën
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Humbje në peshë e pashpjegueshme
  • Kruarje

Çfarë i shkakton limfomat?

Shkaku i limfomave nuk është plotësisht i njohur. Ajo çka dihet është se sëmundja fillon nga qelizat e bardha të gjakut, të njohura si limfocite, te cilat mund të pësojnë një mutacion gjenetik që e bën qelizën të shumohet shpejt dhe në mënyrë të pakontrolluar.

Çfarë na bën më të rrezikuar për të zhvilluar një limfomë?

Faktorët që rrisin riskun për limfomë janë:

Mosha: Disa lloje limfomash janë më të shpeshta në moshë të re, ndërsa lloje të tjera diagnostikohen më shpesh në persona mbi 55 vjeç.

Gjinia: Burrat kanë rrezik më të lartë se gratë për të zhvilluar limfoma., edhe pse kjo diferencë nuk është e madhe.

Çrregullime të sistemit imunitar: Limfomat janë më të shpeshta të në personat që sistemi i tyre imunitar është i frenuar për arsye të ndryshme, psh. për shkak të përdorimit të barnave imunosupresore.

Infeksionet: Disa lloje infeksionesh rrisin riskun për limfoma. Ndër to mund të përmendim, infeksionin me virusin Epstein-Barr dhe infeksionin me Helicobacter pylori.

Si diagnostikohet limfoma?

Diagnostikimi i limfomës nis me një ekzaminim fizik nga mjeku, i cili vlerëson të gjithë stacionet limfatike, në qafë, në sqetull, në zonën inguinale si dhe vlerëson madhësinë e lienit dhe mëlçisë.

Për të konfirmuar diagnozën është e rëndësishme të kryhet një biopsi e limfonodulit. Metoda e preferuar është biopsia ekscizionale, pra heqja e plotë e limfonodulit dhe ekzaminimi në mikroskop, por në raste specifike mund të kryhet edhe biopsia me age.

Ndër ekzaminime të tjera të nevojshme për përcaktimin e diagnozës janë analizat e gjakut, ekzaminime imazherike si CT skaneri, MRI dhe PET-CT, si dhe biopsia e palcës së kockës.

Në varësi të situatës, mjeku mund të kërkojë ekzaminime shtesë. Ekzistojnë shumë lloje limfomash dhe përcaktimi i llojit të saktë është kyç në vendosjen e planit të trajtimit.


Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Mars 2026

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

Nogapendekin alfa inbakicept përfshihet në udhëzimet e NCCN për kancerin e fshikëzës pa invazion muskular (NMIBC) me formë papilare që nuk i përgjigjet trajtimit me BCG.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 dializa peritoneale Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin