kanceri i pankreasit

Kanceri i pankreasit është një ndër llojet më agresivë të kancerit. Duke qenë se simptomat në stad të hershëm të sëmundjes janë minimale, shpesh nuk vihen re dhe sëmundja në përgjithësi diagnosikohet në stad avancuar. Ndryshe nga mamografia per kancerin e gjirit apo kolonoskopia per kancerin e zorrës së trashë, deri tani studimet nuk kane treguar rol të rëndësishëm të ekzaminimeve depistuese për diagnostikim të hershëm dhe zgjatje të mbijetesës për kancerin e pankreasit. Megjithatë, disa udhëzues ndërkombëtarë si ai i NICE, rekomandon ndjekjen periodike të personave me risk të lartë për kancer pankreasi.

Ndërkohë së fundmi, një studim i publikuar në JCO (Journal of Clinical Oncology), ka treguar se në programin e depistimit CAPS5, të zhvilluar në SHBA mbijetesa mesatare për pacientët e diagnostikuar me adenocarcinoma duktale te pankreasit (PDAC) ishte rreth 9.8 vjet. Më në fund, dritë në fund të tunelit për depistimin e kancerit të pankreasit.

Çfarë është studimi CAPS5?

CAPS5 është një studim kohorti prospektiv, që ka përfshire 8 qendra mjekësore akademike në ShBA, nga viti 2014 deri ne vitin 2021. Qëllimi kryesor i studimit ishte vlerësimi i diganostikimit në stad të parë të PDAC dhe qëllimi i dytë ishte vlerësimi i mbijetesës mesatare të pacientëve të diagnostikuar nëpërmjet programit të depistimit.  Të dhënat e këtij studimi janë bashkuar me të dhëna nga studime të mëparshme (CAPS1, 2, 3 dhe 4), të kryera që nga viti 1998.

Në studmin CAPS5, u përfshirë 1461 persona në periudhën kohore 2014-2021, të cilët i janë nënshtruar rezonacës magnetike ose EUS.

Kombinimi i të dhënave nga CAPS5 me studimet e tjera CAPS të John Hopkins, tregoi se 19 nga 26 rastet me kancer pankreasi u diagnostikuan në pacientë që ndoqën kontrollet periodike, nga të cilët 57.9% ishin në stad I, 15.8% ishin në stad II, 21.1% në stad III dhe 5.2% në stad IV. 6 nga 7 rastet me kancer pankreasi (85.7%) në personat që ndaluan kontrollet periodike u diagnostikuan në stad IV.

Mbijetesa mesatare për pacientët që qëndruan në ndjekje periodike ishte 9.8 vjet ndërsa për ata që ndaluan kontrollet periodike ishte 1.5 vjet.

Autorët e studimit thonë se përcaktimi i riskut për kancer pankreasi është shumë i rëndësishëm për të kuptuar se cilët individë duhet t`I nënshtrohen depistimit dhe cilët jo.


Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Gusht 2026

FDA aprovon Daraxonrasib për trajtimin e linjës së dytë në kancerin metastatik të pankreasit.

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke sheqer target terapia Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin