densiteti i gjirit mamografi

“Mendoja se isha duke e bërë çdo gjë mirë. E bëja mamografinë çdo vit. Bëja vet-kontrollin e gjirit, haja shëndetshëm dhe nuk dija të kisha ndonjë faktor risku për kancer gjiri. E megjithatë, një ditë ndjeva një gjendër. Nuk u shqetësova shumë në fakt. Pak kohë më parë kisha bërë një mamografi e cila kishte dalë normale. Megjithatë, prapë më rekomanduan që duhet të bëja një tjetër mamografi, e cila gjithashtu nuk zbuloi asgjë. Por një eko, që u bë në po të njëjtën ditë, tregoi atë që nuk e prisja kurrë. Ishte një kancer gjiri.

Vazhdimisht pyesja veten se pse mamografia nuk arriti të zbulonte gjë? Por atëherë më thanë se gjiri im kishte densitet të lartë, dhe formacioni në gji ishte i fshehur nga indi i dendur. Asnjëherë nuk më kishin thënë që kisha densitet të lartë të gjirit, asnjëherë nuk më kishin thënë që ky ishte nje faktor që rriste rrezikun për kancer gjiri dhe që mamografia mund të mos e zbulonte ne stad të hershëm.”

K.T, 44 vjeçe, Kancer gjiri, st. IIB

Mamografia është më shumë efektive në zbulimin e kancerit të gjirit në disa gra se në disa të tjera. Për gratë me gji me densitet të lartë, mamografia mund të mos arrijë të identifikojë sic duhet formacionet malinje, per kete arsye, ekzminime shtesë mund të jenë të nevojshme në këto gra.

Faktet kryesore:

  • Indi me densitet të lartë në gji është i shpeshtë: 40% e grave mbi 40 vjeç kanë gji me densitet të lartë.
  • Densiteti i gjirit përcaktohet nga mamografia dhe ndahet ne 4 kategori.
  • Kanceri i gjirit ndodh 4 herë më shpesh në gratë me gji me densitet të lartë.
  • Në gratë me gji të dendur, janë të nevojshme të kryhen edhe teste të tjera plotësuese si eko e gjirit dhe veçanërisht rezonanca magnetike e gjirit.

Pse ka rëndësi densiteti i gjirit?

Gjiri i dendur ka risk më të lartë për të zhvilluar kancer gjiri si dhe rrezik për mos ta identifikuar atë në mamografi. Indi mamar (indi i gjirit) me densitet të lartë duket i bardhë në imazhet e mamografisë, ndërsa indi dhjamor i gjirit është gri i errët. Edhe kanceri i gjirit shfaqet i bardhë në mamografi, ndaj nëse ka shumë ind me densitet të lartë, kanceri mund të jetë i fshehur dhe mund të mos zbulohet gjatë mamografisë. Është njësoj si të kërkosh për një top dëbore në një fushë me borë.

Në gratë me gji të dendur, një mamografi normale, nuk do të thotë gjithmonë se kanceri nuk është prezent. Ndaj, pavarësisht se kur është kryer mamografia e fundit, nje formacion ne gji ose ndryshime të tjera të gjirit duhet gjithmonë të konsultohen me mjekun.

Si përcaktohet densiteti i gjirit?

Gjatë një mamografie,densiteti i gjirit kategorizohet si më poshtë:

  • Kategoria A – Ind dhjamor
  • Ketegoria B – Zona me densitet fibroglandular
  • Kategoria C – Gji me densitet të lartë heterogjen
  • Kategoria D – Gji me densitet shumë të lartë
Densiteti i gjirit
Kategoria C dhe D konsiderohen si gji me densitet të lartë.

Si ta kuptoj nëse kam gji me densitet të lartë?

Në përgjithësi këtë informacion e merrni nga mjeku që ka interpretuar mamografinë. Ndonjëherë, në interpretimin që merrni në mamografi nuk përshkruhet kategoria me shkronja por bëhet një përshkrim më i detajuar mbi densitetin e gjirit. Megjithatë, nëse jeni të paqartë mbi densitetin e gjirit tuaj, në mamografinë e radhës pyesni mjekun për të marrë më shumë informacion.

Lini një Përgjigje

Përditësimet e fundit në onkologji – Gusht 2026

FDA aprovon Daraxonrasib për trajtimin e linjës së dytë në kancerin metastatik të pankreasit.

FDA aprovon Nivolumab + AVD për trajtimin e Limfomës Hodgkin.

Talazoparib + enzalutamide përmbush endpoint-in primar tek pacientët me kancer të prostatës metastatik hormon-sensitiv me mutacione në gjenet HRR.

Udhëzimet e përditësuara të NCCN rekomandojnë si trajtim të linjës së parë: kombinim me sacituzumab govitecan për kancerin e gjirit triple-negativ.

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia Letrozole Lifestyle Limfoma MammaPrint Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia PARP inhibitore pcos Screening Semundja renale kronke sheqer target terapia Terapi endokrine Tiroide TNBC yndyrna

Designed with WordPress

Zbuloni më tepër nga MEDLINK

Pajtohuni tani, që të vazhdoni të lexoni dhe të përfitoni hyrjen te arkivi i plotë.

Vazhdoni leximin