Kimioterapia efektet anësore në lëkurë

Efektet anësore ne lëkurë si pasojë e trajtimit me kimioterapi janë të shpeshta në pothuajse të gjitha llojet e kancerit. Duke qenë se janë në sipërfaqe, të dukshme për të gjithë, ato jo vetëm që sjellin shqetësim fizik, por në të njëjtën kohë mbartin dhe stigmë. Me shitmin e opsioneve terapetutike, edhe këto efekte anësore  po kthehen në më shumë komplekse dhe më të vështira për t`u trajtuar nga klinicistët, ndaj një rëndësi e vecantë duhet t`i kushtohet edhe masave profilaktike për të reduktuar incidencën dhe ashpërsinë e simptomave. Por mbi të gjitha, menaxhimi adekuat i këtyre efekteve anësore do të shmangte ndërprjen e trajtimit sistemik për kancer.

Çfarë është reaksioni në lëkurë?

Reaksionet e lëkurës janë shumë të shpeshta. Të gjitha barnat mund të shkaktojnë një reaksion në lëkurë të një grade ose një tjetër. Disa reaksione janë shumë të lehta, ndërkohë që reaksione të tjera mund të jenë edhe jetë-kërcënuese.

Reaksionet në lëkurë mund të jenë të pavarura nga doza dhe ndonjëherë  mund të persistojnë gjatë edhe pas ndërprerjes së medikamentit. Është e rëndësishme që reaksionet alergjike të identifikohen siç duhet, pasi ekspozimi ndaj tyre në të ardhmen mund të shkaktojë reaksione edhe më të rënda në lëkurë. Ndërsa reaksionet toksike në lëkurë janë të varura nga doza e medikamentit dhe eliminohen sapo medikamenit të ndërpritet.

Skuqja e lëkurës

Sipas Shoqatës Amerikane të Onkologjisë, skuqja  lëkurës është një efekt anësor i shpeshtë i kimioterapisë. Zakonisht shfaqet pak javë pas fillimit të trajtimit. Mund të shfaqet në:

  • Skalp
  • Fytyrë
  • Qafë
  • Kraharor
  • Shpinë

Por edhe pse më rrallë, çdo zonë e trupit mund të preket nga skuqja gjatë kimioterapisë, e cila mund të shoqërohet me dhimbje, kruarje ose djegie. Këto lloj reaksionesh në lëkurë nuk konsiderohen alergjike, përvec rasteve kur shfaqen papritmas. Alergjia ndaj kimioterapisë mund të shkaktojë ndjesi djegie në lëkurë si dhe mund të shfaqet në formën e urtikaries.

Ndër barnat më të shpeshta që shkaktojnë skuqje të lëkurës janë:

  • Gefitinib
  • Cetuximab
  • Skema ABVD (Adriamycin-Bleomycin-Vinblastine-Dacarbazine)
  • Skema Paclitaxel-Carboplatin

Për menaxhimin e këtij efekti anësor onkologu mund t`ju përshkruaj trajtime topikal por cili që në disa raste mund të jetë me antibiotik topik ose oral, ndërsa atë çka mund të bëni ju personalisht është:

  • Lani lëkurën me ujë të vakët
  • Mbajeni lëkurën të thatë
  • Përdorni krem zbutës dhe hidratues (me rekomandim të mjekut)
  • Mbrojeni zonën e irrituar  nga i ftohëti dhe i nxehti
  • Shmangni ekspozimin në diell
  • Mbroni lëkurën nga dielli duke përdorur krem me faktor mbrojtës SPF 30+

Sindroma këmbë-duar

Kimioterapia mund të shkaktojë sindromën këmbë-duar. Simptomat përfshijnë:

  • Djegie
  • Kruarje
  • Mpirje
  • Ënjtje
  • Lëkurë sensitive
  • Skuqje
  • Inflamacion (të ngjashëm me djegiet e diellit)

Në rastet më të agravuara simptomat mund të jenë:

  • Ulçer
  • Dhimbje
  • Vështirësi në ecje ose në përdorim të duarve
  • Plagë që nuk shërohen
  • Çarje dhe rrjepje të lëkurës

Barnat që më shpesh e shkaktojnë këtë sindrom janë:

  • Doxorubicina
  • F-Fluorouracyl
  • Capecitabina

Simptomat shpesh persistojnë pavarësisht trajtimit, por mund të zhduken 14-28 ditë pas ndërprerjes së trajtimit me kimioterapi.

Ato çka mund të bëni në shtëpi për të lehtësuar simptomat janë:

  • Kompresa të ftohëta
  • Të mbani lartë duart dhe këmbët
  • Të mbani lëkurën e thatë
  • Hidratoni lëkurën
  • Mbani këpucë të mirë ventiluara
  • Shmangni detergjentët në kontakt me lëkurën
  • Përdorni krem me urea 10% (me rekomandimin e mjekut)
  • Për dhimbjen mund të merrni Paracetamol (me rekomandimin e mjekut)

Onkologu mund t`ju rekomandojë gjithashtu:

  • Viataminë B6 orale ose topikale, ose pyridoxine
  • Kortikosteroide oralë ose topikal
  • Vitaminë E topikale

Kruarje

Instituti Nacional i Kancerit thekson se kimioterapia mund të shkatojë tharje të lëkurës dhe kruarje. Për këtë arsye, onkologu mund t`ju rekomandojë përdorimin e kremave ose locioneve për të mbajtur lëkurën të hidratuar dhe të butë.

Për të lehtësuar këtë efekt anësor, duhet të:

  • Shmangni produktet që përmbajnë fragranca ose alkool
  • Bëni dush ose banja me ujë të vakët
  • Përdorni vaj për bebe në lëkurë

Është e rëndësishmë të theksohet se lëkura e irrituar mund të infektohet. Për këtë arsye rekomandohet që produktet që përdoren në lëkurë të jenë gjithmonë me rekomandimin e mjekut.

Sensitiviteti ndaj dritës

Kimioterapia mund të shkaktojë hipersensitivitet ndaj dritës. Kjo mund të shkaktojë djegie dhe skuqje nga dielli. Ndër barnat që shkaktojnë më shpesh fotosensitivitet janë:

  • 5-Fluorouracyl
  • Methotraxate
  • Dacarbazine

Në mënyrë që të mbrohet lëkura duhet:

  • Përdorur krem me faktor mbrojtës për lëkurën dhe buzët (SPF 30+)
  • Veshur me rroba me mëngë të gjata
  • Veshur me kapele kur jeni të ekspozuar në diell

Ulçer

Kimioterapia mund të shkaktojë ulcer të gojës, ndërsa rrezatimi mund të shkaktojë ulcer të lëkurës në zonën ku është bërë rrezatimi.

Ndërprerja e mjekimit me kimioterapi mund të ndihmojë shërimin e ulcerave por kjo kërkon rreth 2-4 javë.

Ulçerat e gojës janë veçanërisht problematike pasi mund të shkaktojnë dehidratim dhe humbje në peshë për shkak të vështirësisë që shkaktojnë në ushqyerje.

Për të lehtësuar simptomat e ulcerës në gojë duhet të:

Trajtimi mjekësor mund të përfshijë përdormin e:

  • Pektinës topikale
  • Antiacidëve oralë
  • Maltodextrinës
  • Solucioneve anestetike topikale

Përmbledhje

Para fillimit të kimioterapisë, duhet të keni njohuri mbi efektet e mundshme anësore. Çdo preparat kimioterapie mund të shkaktojë efekte anësore ose ndryshime në lëkurë.

Në varësi të llojit të lëkurës, mjeku do ju rekomandojë trajtime të ndryshme, por ndonjëherë e vetmja zgjidhje për eliminim e efekteve anësore është ndërprerja e trajtimit me kimioterapi. Ky është një vendim që e merrni bashkarisht me onkologun tuaj.



Një përgjigje te “Efektet anësore në lëkurë nga kimioterapia”

  1. Avatar Manajemen

    after I read a few sentences above I got useful information for me

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje te Manajemen Anuloje përgjigjen

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna