Infeksioni urinar

Infeksioni urinar është një infeksion që prek çdo pjesë të sistemit urinar – veshkat, ureterët, fshikëzën e urinës dhe uretrën. Shumica e infeksioneve përfshijnë traktin e poshtëm urinar – fshikëzën e urinës dhe uretrën.

Gratë janë në rrezik më të madh për të zhvilluar infeskion urinar krahasuar me burrat. Kjo për shkak se uretra (tubi që nxjerr urinën jashtë trupit) tek femrat është më e shkurtër dhe më afër anusit, ku bakteret E. coli janë të zakonshme.

Të moshuarit gjithashtu kanë rrezikshmëri më të lartë për zhvillimin e cistitit (infeksion i fshikëzës së urinës). Ky rrezik i shtuar mund të jetë për shkak të zbrazjes jo të plotë të fshikëzës ose sëmundje të tjera kronike si:

  • Diabeti mellitus
  • Skleroza multuple
  • Dëmtimi i shtyllës kurrizore
  • Menopauza
  • Aksidentet cerebro-vaskulare
  • Kalkuloza renale

Disa patologji mjekësore që mund të lidhen me mos zbrasjen e plotë të fshikëzes janë prostata e zmadhuar ose prolapsi i fshikëzës ose i mitës (një gjendje ku fshikëza ose mitra bie ose rrëshqet nga pozicioni i saj i zakonshëm). Gjithashtu infeksinet urinare në shtatzëni duhet të kenë një rëndësi të vecantë sepse mund të shkaktojnë lindje të parakohshme, hipertension arterial, pyelonephrit akut  dhe sepsis.

Infeksioni urinar i kufizuar në fshikzën urinare mund të jetë i dhimbshëm dhe i bezdisshëm. Megjithatë, pasoja të rënda mund të ndodhin nëse infeksioni përhapet në veshka. Mjekët zakonisht trajtojnë infeksionet e traktit urinar me antibiotikë.

Cilat janë tipet e infeksioneve urinare?

  • Cistiti (fshikëza urinare): Mund të ndiheni sikur keni nevojë të urinoni shumë, ose mund t’ju ndjeni dhimbje kur urinoni. Gjithashtu mund të keni dhimbje në fund të barkut dhe urinë të turbullt ose të përgjakur.
  • Pyelonephritis (veshkat): Kjo mund të shkaktojë ethe, të dridhura, të përziera, të vjella dhe dhimbje në pjesën e sipërme të shpinës ose anash.
  • Uretriti (uretra): Kjo mund të shkaktojë rrjedhje dhe djegie kur urinoni.

Cilat janë simptomat më të shpeshta të infeksioneve urinare?

  • Dhimbje mesi , në bark ose në zonën e legenit.
  • Presioni në pjesën e poshtme të legenit.
  • Nevoja e shpeshtë për të urinuar, nevoja urgjente për të urinuar dhe inkontinenca (rrjedhja e urinës).
  • Urinim i dhimbshëm dhe gjak në urinë.
  • Nevoja për të urinuar gjatë natës.
  • Ngjyra jonormale e urinës (urina e turbullt) dhe urinë e fortë ose me erë të keqe.

Simptoma të tjera që mund të shoqërohen me një infeksion urinar përfshijnë:

  • Dhimbje gjatë aktit seksual.
  • Dhimbje te organit gjenital.
  • Dhimbje lumbare ose dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës.
  • Lodhje.
  • Ethe (temperatura mbi 38.5 oC) dhe të dridhura.
  • Të vjella.
  • Ndryshime te konjitivitetit ose konfuzion.

Si diagnostikohet infeksioni urinar?

Analiza e urinës: Ky test ekzaminon urinën për qelizat e kuqe të gjakut, qelizat e bardha të gjakut dhe bakteret.

Kultura e urinës: Përdoret për të përcaktuar llojin e baktereve në urinë. Ky është një test i rëndësishëm sepse ndihmon në përcaktimin e trajtimit të duhur.

Ekografia: Në këtë test, ultratingujt e zërit krijojnë një imazh të organeve të brendshme. Ky test bëhet mbi lëkurën tuaj, është pa dhimbje dhe zakonisht nuk ka nevojë për ndonjë përgatitje.

Cistoskopia: Ky test përdor një instrument të veçantë të pajisur me një lente dhe një burim drite (cistoskop) për të parë brenda fshikëzës nga uretra.

Skaneri: Një tjetër test imazherie, një skanim me rreze X që merr seksione tërthore të trupit (si feta) per te pare imazhe me te qarta te sistemit urinar.

Si mund t`i parandalohet infeksioni urinar?

Pini sa me shumë lëngje, veçanërisht ujë. Pirja e ujit ndihmon në hollimin e urinës dhe siguron që të urinoni më shpesh – duke lejuar që bakteret të shpëlahen nga trakti urinar përpara se të fillojë një infeksion.

Pini lëng boronice. Megjithëse studimet nuk janë përfundimtare se lëngu i boronicës së kuqe parandalon infeksionet urinare, i dëmshëm nuk eshte.

Zbrazni fshikëzën tuaj menjëherë pas marrëdhënies seksuale. Gjithashtu, pini një gotë të plotë me ujë për të ndihmuar në shpëlarjen e baktereve.

Shmangni produktet potencialisht irrituese te organit gjenital. Përdorimi i sprajve deodorant ose produkteve të tjera femërore, të tilla si dush dhe pluhura, në zonën gjenitale mund të irritojë uretrën.

Ndryshoni metodën kontraceptive. Diafragmat, ose prezervativët e palubrifikuar ose të trajtuar me spermicide, të gjitha mund të kontribuojnë në rritjen e baktereve.

Lini një koment

ATë që kanceri s’e prek dot

Ka gjëra që s’i nënshtrohen asnjë sëmundjeje.
Dashuria nuk zbehet,
shpresa nuk thyhet,
besimi nuk lëkundet.

Paqja e shpirtit rri si një dritë në thellësi,
që asnjë errësirë nuk e përpin.
Kujtimet nuk shuhen,
miqësia nuk vdes,
guximin s’ka zë që ta heshtë.

Ka një pjesë të njeriut që nuk sëmuret,
një frymë që ngrihet mbi trupin,
dhe kanceri, me gjithë fuqinë e tij,
s’e prek dot.

~ autor i panjohur

akromegali Antibody Drug Conjugates BRCA1/BRCA2 COVID-19 diabet Diabeti dializa peritoneale Dieta anti-kancer Efektet anesore EGFR EndoPredict Enhertu hemodializa HER2 hipertiroidizem Imunoterapia Infeksionet Urinare insulin jod kancer Kancer gjiri Kancer gjiri metastatik Kanceri Kanceri i gjirit Kanceri i mushkerise Kanceri i qafës së mitrës Kanceri pulmonar Kancer kolorektal Kancer ovari Kancer prostate Kimioterapi Kimioterapia kolesterol Lifestyle Melanoma Nefrologjia Nutricioni Onkologji Onkologjia pcos Screening Semundja renale kronke Terapi endokrine Tiroide yndyrna